Seancë kuvendore për shkarkimin e ministres Mizrahi

Propozimi për shkarkimin e ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi është vendosur sot në seancë parlamentare.

Xhaferi për sot ka thirr dy seanca, e para ajo e 135-të është caktuar në orën 11:00 për projekt-ligjin e Prokurorisë publike dhe Këshillit të Prokurorëve publik, ndërsa në seancën e 136-të të caktuar në orën 15 si një nga pikat e rendit të ditës është Propozimi për shkarkimin e një anëtari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përndryshe kryeministri teknik Oliver Spasovski, kërkoi nga deputetët që të shkarkohet ministrja Mizrahi pasi që disa herë është paraqitur në konferencë për shtyp në Ministri me tabelën e vjetër, ku në vend të emrit të ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut, shkruan Republika e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button