Bombat nga “Reket”: Boki 13 i thotë “Orce, zemra ime”, ndërsa Katica e ngushëllon se gjithçka do të jetë OK!

Në seancën e sotme të lëndës “Reket” u shfaqën video incizime, të cilat me kamerë i ka filmuar biznesmeni Orce Kamçev, transmeton Fokus.

Në incizimin e parë dëgjohet bisedë midis Kamçevit, Jovanovskit dhe Ana Kamçevës.

Aty dëgjohet Boki 13 duke i sqaruar në detaje hapat se si do të veprojë Prokuroria speciale publike (PSP) në lidhje me lëndën “Perandoria” në të cilën i pandehur ishte edhe Orce Kamçev.

Bojan 13: Të hënën do t’ju lirojnë

Orce: Në rregull

Bojan 13: Të martën, më së voni, me siguri. Supremja  do t’ju lirojë.

Orce: Supremja, a nuk mund të vijë te Supremja të hënën

Boki 13: Po, atëherë do vijë. Nuk do të përdorë PSP-ja mjete të jashtëzakonshme, nuk do të përdorë asgjë

Orce: Po, Apeli?!

Boki 13: Epo, Apeli do t’ju refuzojë. Ju jeni do të ankoheni në gjykatën e Apelit, q     ë të jetë gati. Në Supreme  ankoheni, si shkallë e dytë. Mendimi dhe këshillimi juridik parimor thirret automatikisht. Katica nuk do të përdorë ndonjë mjet juridik të jashtëzakonshëm për ta zgjatur, të hënën-të martën, ju jeni në liri.

Pas bisedës reagoi Boki 13.

– Incizimi nuk duhet të merret si provë, pasi jam duke zhvilluar bisedë private dhe incizimi është bërë në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, biseda është e paqartë dhe unë përdor terminologji të gabuar juridike, reagoi Boki 13.

Avokati i tij Sasho Dukovski shtoi se kasetës i mungonte data dhe koha.

Prokurorja Vilma Ruskovska sqaroi se kjo bisedë nuk ishte incizuar me masa speciale hetimore për të pasur datën dhe kohën e saktë.

Pas bisedës së parë, u paraqitën edhe shtatë video incizime tjera që nuk ishin plotësisht të kuptueshme për të pranishmit në gjykatë.

Në incizimin e dytë dëgjohet zëri i Kamçevit duke kërkuar përgjigje nga Boki 13 për atë se cili ishte plani i tij, që ky (Kamçev) të mund të planifikonte.

– Dua që të gjithë të jenë të lumtur dhe të kënaqur. Cili është plani juaj, më trego kaq dhe kaq, në shkurt, mars … që të mund edhe unë të planifikoj vetë.

Jovanovski flet për tre opsione.

– Këta tre persona me të cilët unë pa bëj marrëveshje, po negocioj dhe do të arrij marrëveshje, ose nuk do të pajtohen. Nëse PSP vazhdon ta punojë lëndën, pika e parë do të jetë anulimi i masës arrest shtëpiak, me arsyet që do t’ua tregoj dhe datën që do t’ua tregoj. Në të njëjtin moment, ose një javë ose 10 ditë më vonë, me ndonjë kontratë me kompani të huaja që i ka ai, do t’i kthehet pasaporta. Hapi tjetër është ose në të njëjtin moment, të cilin nuk e besoj personalisht, ose më vonë pasaporta do të kthehet – thotë Boki 13 Kamçevit.

Në një pjesë të bisedës, Boki 13 flet në shifra – një cigare ose dy cigare, dhe përmend prokuroren Lile Stefanova, e cila drejton çështjen “Perandoria”.

– Nëse ndodh ai opsion për të dalë me lëndë të përbashkët, nëse duhet të jepet kuti e plotë, ajo gjë e bind Lile Stefanovën, do të jepen dy cigare. Një cigare e pimë ne – thotë Boki duke e sqaruar një opsion për të cilin kishte pas dakordim më parë.

Në bisedën tjetër, zëri i Kamçevit dëgjohet duke i thënë Bokit 13 se ia ka përgatitur paratë dhe se ia kishte bërë specifikimin.

Pastaj, u publikua videoja ku shihet një çantë “Luj Viton” e plotë me 1 milion euro dhe sipër shihen kartëmonedhat prej 50 euro. Pastaj, Zoran Milevski Kiçeec del nga shtëpia e Kamçevit me çantën në dorë, ndërsa afër tij ec Bojan Jovanovski.

Pas shfaqjes së incizimeve, përsëri reagoi Jovanovski.

-Ky është montim i vrazhdët amator. Montrim jashtëzakonisht i keq i asaj që dëshiron të vërtetojë gjykatësja e pranishme këtu, tha Jovanovski.

Pas reagimit pasoi incizim i ri.

“Orce, zemra ime”, i thotë Boki 13 Kamçevit, dhe më pas vazhdon:

“Të presim çka do të bëjë Vesna Dimishkova, nëse ajo nuk vendos asgjë, të enjten Toni do të shkojë në Katica që të ketë justifikimi gruaja …”, i thotë Boki duke i shpjeguar se pasaporta do t’i kthehet.

Aty në altoparlant përfshihet edhe Janeva. Boki i thotë asaj se Kamçev do ta dërgojë Tonin të mërkurën, të enjten.

“Do ta dërgojë atë me garanca për pasaportat, e pastaj me marrëveshjet dhe tjerat” thotë Boki.

Katica thotë: “Çdo gjë tjetër, unë do të mbaj të gjitha nën kontroll”, me ç’rast Boki 13 thotë: “Jo, ai ka frikë nga Lile”, ndërsa Kamçevi reagon “Nuk kam frikë ore!”, e pas kësaj zëri i femrës shton: ” Jam shumë e angazhuar, prandaj nuk e mbaj nën kontroll rregullisht, përndryshe pa mua ajo s’mund të bëjë asgjë”.

Pastaj në incizimin tjetër, Kamçevi i telefonon Bojan 13 dhe ankohet se PSP-ja kishte lëshuar ftesa për tetë persona, përfshirë edhe “vëllain e Anës”, ndërsa Katica i thotë se patjetër është dashur të jetë ashtu.

Bojan pastaj i shpjegon atij, “Më mirë për shkak të procedurës që të kalojë krejt që në fund marrëveshja të jetë e fortë”, pas çka përsëri e pyet zërin e gruas, “A ke ndonjë gjë për të shtuar?”, ndërsa ajo shton: “që të ketë pak aktivitet në prill”.

Orce Kamçev shton: “Në rregull, kjo do të thotë çështje teknike, apo jo?”, ndërsa Boki 13 përgjigjet, “Ashtu është”, e Kamçevi shton: “Grim, grim …”

Në fund, zëri i Janevës u dëgjua duke i thënë Kamçevit, “Mos u shqetëso, gjithçka do të jetë OK”.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button