Ndërmarrjet publike dhe komunat janë në borxhe me miliona, pasi s’kanë paguar tatim

Një numër i madh i ndërmarrjeve publike dhe disa komuna janë gjendur në listën më të re të borxhlinjve që e ka publikuar Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për listë në të cilën publikohen borxhet për TVSH-së, tatim të fitimit, tatim personal të shpenzimeve, kontribute nga sigurimi i obliguar shëndetësor dhe të dhëna tjera.

Borxhliu më i madh mes ndërmarrjeve publike në listën e DAP-it është “NP për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale” me shumë të përgjithshme prej 235 milionë denarë ose rreth 3.8 milionë euro. “NP Komunale – Tetovë” ka borxh 133 milionë denarë apo 2.1 milionë euro, ndërkaq “NP për menaxhim me objektet për sport në pronësi të shtetit” ka 51 milionë denarë ose 834.000 euro.

“NP Publike Biljanin Izvori – Ohër” ka 27 milionë denarë apo 444.000 euro, ndërkaq “Pyjet Nacionale” kanë borxh 23 milionë denarë ose 383.000 euro.

Në mesin e borxhlinjve u gjet edhe RTVM me 15.1 milionë denarë ose 245.000 euro, ndërkaq NP Radiodifuzioni Nacional ka borxh 25 milionë denarë ose 407.000 euro.

Komuna Karposh ka borxh ndaj DAP-it 31 milionë denarë (51.000 euro), Komuna e Ohrit 1.8 milionë denarë apo 29.000 euro, ndërkaq Komuna e Dojranit 436.317 denarë ose 7.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button