Telefonët e rinj të Xiaomi mund të jenë opsioni më i lirë për të provuar teknologjinë 5G

Gjiganti Kinez i elektronikës Xiaomi lançoi smartfonët flagship me teknologjinë 5G ditën e Enjte në përpjekje për të adresuar shitjet në rënie në tregun vendas, shkruan PCWorldAl.

Prodhuesi i katërt më i madh në botë prezantoi Mi 10 dhe Mi 10 Pro në një aktivitet në Pekin. Të dy telefonët do të jenë të disponueshëm në Kinë përpara se të ofrohen në tregjet ndërkombëtare.

Ndërsa disa kompania kanë rifilluar punën në Kinë pas pushimeve të zgjatura të Vitit të Ri Hënor për shkak të koronavirusit, operacionet e plota ende nuk janë rifilluar dhe njerëzit po punojnë nga shtëpia.

Disa prej specifikave të Mi 10 dhe Mi 10 Pro janë:

  • Ekran 6.67-inç full HD
  • Procesor Qualcomm Snapdagon 865
  • Katër kamera të pasme ku njëra prej tyre është sensori 108-megapiksel i zhvilluar në bashkëpunim me Samsung
  • Karikim wireless

Më impresionuesi ndër të dy është padyshim Mi 10 Pro me një panel me frekuencë 90Hz dhe përgjigje ndaj prekjes prej 180Hz.

.

Kompania thotë se ekrani i Mi 10 Pro ka një shkëlqim maksimal prej 1200nits. Tre kamerat e tjetra krahas sensorit 108-megapiksel janë: një lente telefoto me zmadhim hibrid 10x, një telefoto 12-megapiksel 2x për fotot portret dhe një 20-megapiksel me kënd super të gjerë. Sensori 108-megapiksel vjen stabilizim optik të imazhit dhe përdor inteligjencën artificiale për të rritur cilësinë.

Mi 10 Pro vjen me tre konfigurime: 8GB RAM/256GB memorie, 12GB RAM/256GB memorie dhe 12GB RAM/512GB memorie. Të gjitha modelet kanë versionin e fundit të RAM LPDDR5 dhe memorie UFS 3.0. bateria 4,500 mAh karikohet me teknologjinë 50W me kabëll dhe 30W wireless.

Mi 10 nuk ka një sensor telefoto si Mi 10 Pro dhe i ka zëvendësuar me sensorët 2-megapiksel të thellësisë dhe 2-megapiksel macro. Sensori me kënd super të gjerë është 13-megapiksel dhe 20-megapiksel. Gjithashtu vjen me RAM LPDDR5 dhe UFS 3.0 dhe në tre konifgurime si modeli Mi 10 Pro.

Mi 10 do të dalë në shitje më 14 Shkurt në Kinë duke filluar nga 572 dollarë dhe Mi 10 Pro më 18 Shkurt nga 714 dollarë. Xiaomi shpreson se telefonët e rinj do të përfitojnë dëshira e konsumatorëve Kinezë për një smartfon 5G dhe ndalua rënien e shitjeve në vend.

Telefonët duhej të kishin debutuar në Barcelonë në Kongresin Mobil Botëror por që konferenca u anulua për shkak të koronavirusit. /PCWorld Albanian

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button