OKB e miratoi rezolutën për armëpushimin në Libi

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) miratoi një rezolutë të mërkurën që mandaton një operacion shumëkombësh për të monitoruar një armëpushim të përhershëm në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).

Rezoluta, e paraqitur nga Britania, bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, fund të furnizimit të armëve për të dy palët, respektimin e embargos së armëve dhe tërheqjen e mercenarëve, si dhe ndalon ndërhyrjen nga çdo shtet anëtar në krizën në Libi.

14 vende e mbështetën vendimin, por Rusia abstenoi për shkak të deklaratës për tërheqjen e mercenarëve.

Rezoluta gjithashtu u bën thirrje të gjitha vendeve dhe aktorëve ndërkombëtarë që morën pjesë në Konferencën e Berlinit mbi Libinë më 19 janar të përmbushin angazhimet e tyre.

Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres i është kërkuar të përgatisë një raport me kushtet dhe propozimet e nevojshme për monitorimin efektiv të armëpushimit.

Komandanti renegat i Libisë, Khalifa Haftar, u pajtua në Konferencën e Berlinit për të caktuar pjesëtarët në një komision ushtarak të propozuar nga OKB me pesë anëtarë nga secila palë, për të monitoruar zbatimin e armëpushimit.

Përkundër konferencës, e cila bëri thirrje për një armëpushim të përhershëm, forcat e Haftarit kanë vazhduar sulmet e tyre.

Që nga rrëzimi i Muammar Gaddafit në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qendra pushtetit, njëra në Libinë lindore, e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe tjetra në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Qeveria legjitime e Libisë është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit të kaluar, me çka më shumë se 1.000 njerëz kanë humbur jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button