U zbuluan fosilet e breshkës gjigante me përmasat e një automobili

Fosilet e breshkës gjigante me përmasat e një automobili janë gjetur në hapësirën e sotme të Amerikës Jugore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fosilet e breshkës, të quajtur “Stupendemys geographicus”, që besohet të kenë jetuar midis 7 deri 13 milionë vite më parë, u gjetën në shkretëtirën Tatacoa të Kolumbisë dhe rajonin Urumaco të Venezuelës, raportoi BBC.

Fosilet e para të këtij lloji të breshkave u gjetën në vitet 1970, por akoma mbetën shumë mistere në lidhje me këtë kafshë të gjatë katër metra.

Supozohet se këto kafshë, madhësia dhe pesha e të cilave arrinte përmasat e një automobil, kanë banuar në këneta të mëdha në të gjithë veriun e Amerikës Jugore, shumë përpara se të ekzistonin lumenjtë Amazon dhe Orinoco.

Shkencëtarët thonë se ata gjetën një mburojë tre metra të gjatë dhe një kockë të nofullës së poshtme, e cila jep informacione për mënyrën se si janë ushqyer këto kafshë. Ata besojnë se breshkat gjigante jetonin në fund të liqeneve dhe lumenjve, së bashku me krokodilat gjigant dhe ushqeheshin me kafshë, bimë, fruta dhe farëra më të vogla.

Studiuesit thonë se madhësia e kafshës ishte kyçe për t’u mbrojtur nga grabitqarët.

Fosili i gjetur më herët kishte një dhëmb krokodili të thyer në të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button