NBA, Raptors i dha fund serisë së fitoreve të njëpasnjëshme

Toronto Raptors i dha fund serisë së fitoreve të njëpasnjëshme në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA) me disfatën e mbrëmshme nga Brooklyn Nets, raporton Anadolu Agency (AA).

Kampionët aktualë, të pamposhtur për 15 ndeshje radhazi, u mundën nga Nets me rezultatin 101-91 në Barclays Center të New York-ut, duke ngelur me gjithsej 40 fitore në këtë sezon.

Caris LeVert shënoi 20 pikë dhe shtatë kërcime për Brooklyn Nets, kurse Joe Harris shënoi 19 pikë dhe gjashtë kërcime.

Ndërkaq, Spencer Dinwiddie shënoi 17 pikë, nëntë asistime dhe gjashtë kërcime, ndërsa lojtari i qendrës Jarrett Allen shënoi “double-double” me dhjetë pikë dhe 13 kërcime.

Nga ana tjetër, performanca me “triple-double” nga Kyle Lowry, i cili shënoi 12 pikë, 12 asistime dhe 11 kërcime, nuk i ndihmoi Toronto Raptors-it të fitojë ndeshjen.

Serge Ibaka për mysafirtët po ashtu prodhoi 28 pikë dhe pati nëntë kërcime, kurse M Fred VanVleet shënoi 22 pikë.

– Rezultatet e ndeshjeve të mbrëmshme janë si në vijim:

Orlando Magic – Detroit Pistons: 116-112

Cleveland Cavaliers – Atlanta Hawks: 127-105

Brooklyn Nets – Toronto Raptors: 101-91

New York Knicks – Washington Wizards: 96-114

Indiana Pacers – Milwaukee Bucks: 118-111

Memphis Grizzlies – Portland Trail Blazers: 111-104

Minnesota Timberwolves – Charlotte Hornets: 108-115

Dallas Mavericks – Sacramento Kings: 130-111

Phoenix Suns – Golden State Warriors: 112-106

Utah Jazz – Miami Heat: 116-101

Denver Nuggets – Los Angeles Lakers: 116-120

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button