VMRO-DPMNE nuk vendosi për braktisjen e Kuvendit

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së nuk vendosi që ta lëshojë Kuvendin në seancën e mbrëmshme, në të cilën, ashtu siç thuhet në kumtesë partiake, kanë diskutuar për gjendjen politike në vend dhe përgatitjen e partisë rreth zgjedhjeve parlamentare, njofton Portalb.mk.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Mickoski paraprakisht dje deklaroi se nuk sheh më shumë nevojë që VMRO-DPMNE të marrë pjesë në Kuvend dhe paralajmëroi se në Komitetin Ekzekutiv do të diskutojnë edhe për këtë temë dhe opinioni do të informohet në kohë për hapat e mëtutjeshme të VMRO-DPMNE-së.

Në kumtesë nuk kumtohet lëshimi i Kuvendit, vetëm se më 21 prill është dita kur patjetër duhet që të mbahen zgjedhjet parlamentare.

“Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së vlerëson se shteti nuk guxon që të jetë rob i interesave personale të pushtetit dhe frikës nga përgjegjësia të atyre që kanë gabuar para ligjit. 12 prilli është dita kur patjetër duhet që të mbahen zgjedhjet parlamentare për fund të krizës dhe për fund të karrierës politike të Zaevit. Zgjedhjet e 12 prillit, ndërkaq më pas të ketë përgjegjësia për krimin, korrupsionin, turpin dhe poshtërimin. VMRO-DPMNE do ta ndjekë zhvillimin e situatës dhe do të reagojë në mbrojtjen e demokracisë, interesave të qytet arëve dhe shtetit”, thonë në kumtesë.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi përpara tre ditëve tha se 16 prilli është dita e fundit kur mund të shpërndahet Kuvendi që të mundet Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mënyrë përkatëse t’i përgatit zgjedhjet parlamentare të 12 prillit. Paraprakisht, Xhaferi deklaroi se Kuvendi do të shpërndahet më 12 prill.

VMRO-DPMNE ka dorëzuar iniciativë për shpërndaje të Kuvendit më 12 prill, por Xhaferi nuk caktoi seancë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button