Shekerinska – Volis: Është nënshkruar marrëveshje e re për mbrojtje me Mbretërinë e Bashkuar

Ministrat e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe, Radmilla Shekerinska dhe Ben Volis kanë nënshkruar marrëveshje të re për bashkëpunim në mbrojtje, dokument i cili do ta zëvendësojë marrëveshjen ekzistuese për bashkëpunim bilateral pre vitit 2007, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, njofton Portalb.mk.

Të dy ministrat janë pajtuar se kjo marrëveshje do të mundësojë edhe një bashkëpunim më të afërt dhe gjithëpërfshirës mes dy vendeve dhe armatave miqësore dhe aleate.

“Veçanërisht e vlerësojmë faktin që jeni të përkushtuar ta ndihmoni transformimin e Armatës sonë. Me marrëveshjen për bashkëpunim mbrojtës, bashkëpunimi do të rritet mes dy vendeve aleate”, tha Shekerinska.

Ministri Volis ka shprehur kënaqësi që procesi deri në anëtarësimin e plotë të vendit tonë në NATO është në fund dhe theksoi se Mbretëria e bashkuar intensivisht e përkrah zhvillimin dhe reformat në mbrojtje dhe Armatë.

Dy shtete kanë bashkëpunim intensiv në fushën e mbrojtjes veçmas në domenin e politikës mbrojtëse, operacionet paqësore, trajnimet, ndërkaq në disa avitet e fundit edhe në pjesën e ndihmës përkatëse në zhvillimin dhe reformat në sektorin e mbrojtjes, zbatimin e rishikimit Strategjik dhe zhvillimit të Grupit të Lehtë Tokësor, por edhe njësisë së deklaruar në kuadër të Aleancës.

Nga viti 2017-të, Britania e Madhe ka dërguar disa këshilltarë për çështje të mbrojtjes në Ministri, ndërkaq për momentin gjenerali i brigadës, Luj Lojd Xhons, jep përkrahje procesit të transformimit të Armatës dhe zhvillimit të Batalionit të Lehtë të Njësisë Tokësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button