SHBA-ja dhe Gjermania spiunuan në dhjetëra shtete përmes një kompanie

Shërbimet e inteligjencës në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë Perëndimore kanë spiunuar në dhjetëra shtete për dekada, përmes kontrollit të fshehur te një kompanie zvicerane që ka shitur produkte për kodim, ka raportuar e përditshmja amerikane, Washington Post ashtu sikurse transmetuesi gjerman, ZDF, duke cituar një raport të klasifikuar të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Nga vitet 1970, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania Perëndimore kanë marrë kontrollin e kompanisë zvicerane, Crypto AG, që ka shitur produktet e saj në më shumë se 120 shtete pas Luftës së Dytë Botërore deri në fillim të këtij shekulli në Iran, qeveri të Amerikës Jugore, Indi dhe Pakistan, transmeton REL.

Agjencia gjermane e spiunimit BND është tërhequr nga operacioni në fillim të viteve 1990, mirëpo CIA, ka vazhduar aktivitetin deri më 2018.

Qasja në komunikime të koduara u ka ndihmuar agjencive amerikane të spiunimit që të sigurojnë informacion të klasifikuar sa u përket ngjarjeve në gjithë botën, nga kriza me pengje në Iran më 1979, deri te bombardimi i një diskoje në Berlin nga Libia më 1986, kanë raportuar të dyja gazetat.

Ish-Bashkimi Sovjetik dhe Kina nuk kanë blerë pajisje për kodim nga kjo kompani.

Ministria zvicerane e Mbrojtjes ka thënë përmes një deklarate se qeveria do të nisë hetime për këtë çështje.

Washington Post ka raportuar se CIA dhe BND kanë fituar miliona dollarë nga shitjet e kompanisë, Crypto.

Crypto AG është themeluar nga sipërmarrësi i lindur në Rusi, Boris Hagelin, i cili ka ikur nga Skandinavia në Shtetet e Bashkuara më 1940, kur nazistët kanë pushtuar Norvegjinë.

Kompania është likuiduar më 2018, derisa identiteti ipronarëve mbetet i mbrojtur përjetësisht nga ligjet e Lihtenshtajnit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button