U akuzuan për ryshfet kontrollorët e Fondit për sigurim shëndetësor

Prokuroria Themelore Publike Shkup pas procedurës së zbatuar hetimore ka parashtruar Aktakuzë kundër dy personave – kontrollorë në Fondin për Sigurim Shëndetësor të akuzuar për marrje të ryshfetit.

“Më  23.12.2019, në një restorant në bulevardin “Fili i Dytë” në Shkup, dy të akuzuarit si persona zyrtarë – kontrollorë në Fondin për Sigurim Shëndetësor  – Njësia rajonale Shkup, drejtpërdrejt kanë pranuar përfitim në para për vete dhe për një tjetër në vlerë prej 30.00 denarë nga pronari i dëmtuar dhe drejtues i institucionit shëndetësor privat”, bëri të ditur Prokuroria Publike, transmeton MIA.

Prej datës 16 e deri më 19.12. 2019 në institucionin shëndetësor është kryer kontroll mobil, pas çfarë është hartuar procesverbal në të cilin janë konstatuar parregullsi gjatë përgatitjes së formularit për parandalesë të përkohshme për punë të një pacienti të cilit i dëmtuari i qenë mjeku amë i tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button