SHGM dhe ESHR nënshkruajtën Memorandum për bashkëpunim

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, duke u përqendruar në bashkëpunimin e ngushtë reciprok që duhet të intensifikohet në periudhën e ardhshme.

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski theksoi se Memorandumi do të krijojë kushte për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet Shoqatës dhe ESHR-së, në mënyrë që të organizohen punëtori dhe aktivitete të përbashkëta me qëllim të promovimit të transparencës dhe përgjegjshmërisë në punën e institucioneve, si dhe informimin e saktë dhe në kohë për qytetarët. E gjithë kjo u mirëprit nga Revizori kryesor shtetëror m-r Maksim Acevski, i cili la hapësirë dhe dinamikë për bashkëpunim konkret midis dy institucioneve.

Memorandumi gjithashtu parashikon përgatitje të analizave, hulumtimeve dhe doracakëve të përbashkëta, si dhe qasje të lehtësuar në materiale dhe literaturë të SHGM dhe ESHR. Për më tepër, bashkëpunimi parashikon edhe krijimin e fushatave për të kuptuar përgjegjësitë, rolin dhe rëndësinë e Entit Shtetëror të Revizionit.

Ky Memorandum ka për qëllim ndërtimin e partneriteteve me institucionet shtetërore me qëllim të informimit më të mirë dhe më cilësor të qytetarëve për tema me interes të veçantë publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button