Osmani dhe Dimitrov për vizitë pune në Paris

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ministri për Punë të Jashtme Nikola Dimitrov, nesër (e enjte, 13 shkurt 2020) për vizitë pune do të qëndrojnë në Republikën e Francës.

Në kuadër të vizitës janë paraparë takime me Ameli de Monshalen, Sekretar Shtetëror në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme, përgjegjës për Çështje Evropiane, si dhe me Kleman Bon, Këshilltar Diplomatik për Evropë i Kryetarit Emanuel Makron. Tema qendrore e takimeve do të jetë perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut në prag të vendimit të Këshillit të BE-së.

Planifikohet që ZKQRMV Osmani dhe MPJ Dimitrov të realizojnë takime edhe me Kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin Nacional, Mariel de Sarnez dhe me Sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Evropiane në Qeverinë e Francës, Sandrin Goden.

Në fokus të bisedimeve do të jenë integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kontekst të publikimit të fundit të dokumentit të Komisionit Evropian për përforcimin e procesit aderues.

Vizita në Paris, i ZKQRMV Osmanit dhe MPJ Dimitrovit ndodh në një periudhë të intensifikuar të aktivitetit diplomatik dhe shtetëror, lidhur me realizimin e qëllimit strategjik për marrjen e vendimit për fillimin e negociatave aderuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button