Vetëm 5,300 pasaporta janë në rezervë, ndërsa 10 mijë qytetarë kanë kërkuar

Agim Nuhiu, zv.ministri për punë të brendshme (MPB) sqaroi situatën në lidhje me mungesën e pasaportave në Maqedoninë e Veriut.

“Për rastet kur është e nevojshme të udhëtoj qytetari jashtë vendit tonë, me qëllim të trajtimit mjekësor ose për situata apo rrethana urgjente të pashmangshme, ata duhet të deponojnë kërkesë të veçantë në SPB-të dhe këtu në Ministri do të vlerësohen rastet dhe nga rezervat që posedojmë do të pajisen me pasaporta”, tha Nuhiu, duke sqaruar se vetëm në këto raste do të përdoren rezervat.

Rreth 10 mijë shtetas janë në pritje për marrjen e pasaportave, por mungesa e tyre rrezikon që ky proces të zgjasë më tepër se sa që duhet, raporton Alsat. Aktualisht 8 mijë kërkesa janë për pasaporta në gjuhën maqedonase dhe 2 mijë të tjera në gjuhën shqipe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button