Liverpool mori vendim drastik për brazilianin

Philippe Coutinho edhe pse po zhvillon një sezon të suksesshëm tek Bayern Muchen ku është i huazuar nga klubi i Barcelonës, nuk ka bindur bavarezët që të paguajnë 140 milionë euro për shërbimet e brazilian, transmeton OraNews.

Në këto kushte Liverpooli po studion mundësinë për të kthyer në “Anfield Road” fantazistin. Para se Coutinho t’i bashkohej Bayernit, Klopp kishte biseduar me drejtorin sportiv të klubit, Michael Edvard, për një përpjekje për të vulosur kthimin e Coutinhos te Liverpooli.

Në lidhje për një rikthim të brazilianit në kampionatit anglez, ish-anësori i Liverpoolit, Steve McManaman, ka sugjeruar që një lojtar si Coutinho mund të bëjë shumë mirë në radhët e “The Reds”.

“Do të më pëlqente që Coutinho të kthehej, pasi ai ishte një lojtar i mrekullueshëm për Liverpoolin. Ai është ai lloj lojtari që, kur plani A nuk po funksionon, ai mund ta ndryshojë lojën.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button