Deskoska e sqaroi propozim-ligjin e ri për Prokurorinë publike

Renata Deskoska, ministrja e drejtësisë sot ka prezantuar dy amendamentet e reja të Ligjit për Prokurori publike në Komisionin kuvendor për çështje evropiane, transmeton Portalb.mk.

“Duke e pasur parasysh rëndësinë që do ta ketë kryeprokurori për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kësaj radhe do të zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta nga prokurorët publikë. Të gjithë prokurorët do të votojnë për prokurorin publik për krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa më pas ai që do të marrë më së shumti vota do të emërohet nga Këshilli i Prokurorëve publikë. Paraprakisht, Këshilli i prokurorëve publikë përpiloi listë të personave të cilët janë paraqitur në konkurs të publikuar dhe i plotësojnë kushtet”, tha Deskoska.

Ajo theksoi se me propozim-ligjin e ri do të rriten standardet profesionale në Prokurorinë publike.  Sipas ministres, Prokuroria do të përndjekë veprat penale të pushtetit të lartë, si dhe do të vazhdojnë rastet e iniciuara nga Prokuroria speciale publike (PSP).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button