Më shumë vdekje se lindje, raporti negativ për këtë shtet evropian

Viti 2019 shënoi një bilanc negativ në Itali për sa i përket raportit mes numrit të lindjeve dhe të vdekjeve, një ndër bilancet më negative në 102 vitet e fundit, transmeton OraNews.

Sipas statistikave të publikuara nga Istat janë shënuar 647 mijë vdekje dhe 435 mijë lindje duke lënë një bilanc negativ prej 212 mijë.

Numri mesatar i fëmijëve për një grua është 1.29 ndërsa mosha mesatare e lindjeve është 32.1.

Ndërkohë shtimi i popullsisë është përqëndruar në veri të vendit. Sipas Istat, zhvillimi demografik është regjistruar në provincat e Bolzanos dhe Trento.

Në 1 janar 2020, në Itali numërohen 5.4 milion e 382 mijë qytetarë të huaj ndërkohë që numri shtetasve vendas është 55 milion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button