Aleanca për Shqiptarët kërkoi shkarkimin e ministres Mizrahi

Aleanca për Shqiptarët (ASH), partia opozitare shqiptare kërkoi shkarkimin e Ministres për punë dhe politikë sociale, Rashela Mizrahi, transmeton Portalb.mk.

Mos respektimi i ligjit si dhe nxitja e gjuhës së urrejtjes nga ana e ministres teknike për punë dhe politikë sociale duhet të ketë për pasojë shkarkimin e saj nga posti i ministres”, deklarojnë nga ASH-ja.

Ata theksojnë se kjo sjellje përveç se është jo korrekte, është edhe nënçmuese.

Kujtojmë se, gjuha shqipe është gjuhë përdorimi i të cilës garantohet me ligj dhe kushtetutë, ndërkaq flitet nga më shumë se 1/3 e popullsisë së përgjithshme në vend me të drejtë autoktone dhe historike”, deklarojnë nga ASH-ja.

ASH-ja vlerësoi se ministrja Mizrahi ka shkelur ligjin, duke mos përdorur gjuhën shqipe në tabelën e vendosur nga ministria të cilën e udhëheq.

Ndryshe, Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka marrë një notë proteste nga Ministria e Jashtme e Greqisë për shkelje të Marrëveshjes së Prespës, për emrin e shtetit. Athina zyrtare ka reaguar ndaj një veprimi të Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi, meqë në një konferencë për media, mbrapa saj ka qëndruar tabela me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”.

LEXO: Athina ka akuzuar Shkupin për shkelje të Marrëveshjes për emrin
LEXO: Dimitrovi kërkoi nga kryeministri Spasovski të shkarkojë ministren Mizrahi, i problematizon marrëdhëniet me Greqinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button