Majo: Pas anëtarësimit të RMV-së në NATO, Italia vazhdon të angazhohet për hapjen e bisedimeve me BE-në

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski u takua me Luxhi Di Majo, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Italisë.
Në takim u konstatua se shteti ynë po përjeton ditë që do të hyjnë në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç janë procedurat përfundimtare për anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO dhe hapërimi i pritshëm në euro-integrimet. U vlerësua se anëtarësimi i vendit në NATO do të thotë edhe mundësi të reja për bashkëpunim në planin ekonomik dhe të sigurisë, si me Republikën e Italisë, po ashtu edhe me vendet e tjera anëtare.
Në takim u konfirmuan arritjet reformuese, vendosja e raporteve të mira fqinjësore  dhe argumente tjera që i jep shteti ynë në përcaktimin drejt përparimit, siç është miratimi i Ligjit për Prokurori Publike. Për këtë shkak, u kumtua se Republika e Italisë, si dëshmitare e këtyre angazhimeve, do të përcjellë porosinë se pritshmëritë e vendit për hapjen e negociatave me BE-në janë të arsyeshme dhe se do të vazhdojë në mënyrë aktive të angazhohet për realizimin e saj.
Kryeministri Spasovski, e falënderoi Kryeministrin Konte dhe Republikën e Italisë për mbështetjen madhe dhe të sinqertë miqësore që i japin Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve tanë.
“Jetojmë në realizimin e qëllimeve strategjike, pas arritjeve me politikë dhe dialog në planin e reformave. Vazhduam me reformat dhe mbetemi fuqishëm të përcaktuar në zbatimin e marrëveshjeve me Bullgarinë dhe me Greqinë. I gëzohemi perspektivave të realizuara në NATO dhe e presim fillimin e merituar të bisedimeve me BE-në. Kjo është rruga për zhvillimin e shtetit tonë dhe prandaj si Qeveri mbetemi të motivuar drejt realizimit edhe të këtij qëllimi. Vlerësimi i shembullit të politikave pozitive që e treguam si shtet, do të jetë motivim i fuqishëm edhe për zgjidhjen e çështjeve të hapura në tërë rajonin, si dhe për BE-në ku përket Ballkani Perëndimor”, tha Kryeministri Spasovski.
Në takim u shpreh përcaktimi i përbashkët për avancim edhe më të madh të bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve, i cili tanimë shënon rezultate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button