Zaevi i ka shkruar sms Boki 13: I pash provat, e tmerrshme – ky është reket i pastër

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Reket” u lexua komunikimi mes Bojan Jovanovskit (Boki 13) dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Jovanovski ia ka dërguar këto porosi nënës së tij më 16 prill, disa ditë përpara se të paraqitet, ndërkaq sipas të gjitha gjasave në të njëjtën ditë ka ndodhur edhe komunikimi ZaevBoki 13.

Fillimisht Jovanovski i ka dërguar Zaevi përmbajtjen në vijim:

“Asnjëherë nuk e kam keqpërdorur emrin tuaj, gjithmonë ju kam respektuar. Vendimi kryesor për marrëdhënien tonë do të jetë vendimi yt. Unë të kam shok dhe mik. Konstruksionin e kam qartë kristal, Ju lutem kur të mundeni të më pranoni”, i ka shkruar Boki 13.

Atëherë kryeministri i ka kthyer.

“Kam luftuar guximshëm, unë jam kryeministër dhe jam i obliguar që ta mbrojë sundimin e së drejtës. Boki i pash provat. A mundesh ta paramendosh se sa jam hidhëruar, që të shkruar kësi përgjigje. Më fal, por është e tmerrshme”.

Pastaj Jovanovski i ka shkruar:

“Ju tregoj dhe ju them, edhe një herë të mendoni që të më pranoni në një takim. Asnjëherë nuk e kam keqpërdorur emrin tuaj”, ka thënë Jovanoski.

Zaev, sërish ia kthen:

“Kjo është e papranueshme. Ky është reket i pastër! Detyra ime është që të veproj”, theksoi Zaev.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button