Balla: Harrojini zgjedhjet e parakohshme

Në mbyllje të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste me pikë kryesore diskutimi ristrukturimin e plotë të partisë në prag të kongresit të PS-së në 29 Shkurt, Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla tha se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

 

TAULANT BALLA

 

SEKRETARI I PERGJITHSHEM I PS-Së

 

 

Në Kongresin e partisë do miratojmë një axhendë të aktivitetit politik të PS. Këtë vit axhenda përmbyllet në 30 qershor 2021, afat që ne parashikojmë të zhvillohen zgjedhjet parlamentare”.

 

Lidhur me situaten e krijuar në disa nga bashkitë e vendit për shkak të ligjit të dekriminalizimit, Balla akuzoi Presidentin e Republikës Ilir Meta për mosrespektim të kushtetutës, transmeton Vizion Plus.

 

 

TAULANT BALLA

 

SEKRETARI I PERGJITHSHEM I PS-Së

 

 

Presidenti ka qenë dhe mbetet në moszbatim të detyrave kushtetuese që ka. Është vënë në dijeni nga prefektët e qarqeve lidhur me vakancën e krijuar. Presidenti duhet të zgjohet dhe të respektojë Kushtetutën.

 

 

Balla sqaroi se kryetari i partise socialiste te Shkodres pritet të zgjidhet shpejt, pasi janë në diskutim një sërë kandidaturash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button