Richard Grenell kundër Albin Kurtit: Kosova duhet ta heqë plotësisht taksën, pa reciprocitet

Richard Grenell i dërguar i Shtëpisë së Bardhë është kundër reciprocitetit me Serbinë. Ai është shprehur se Kosova duhet ta heqë plotësisht taksën, pa reciprocitet.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, Dick Custin, për REL.

Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë. Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, – tha Custin.

Taska 100 % kundrejt Serbisë nga Kosova është vënë nëntorin e vitit 2018, ndërkohë Albin Kurti, kryeministri i ri i Kosovës, është shprehur se do ta zëvendësojë këtë taksë me reciprocitetin.

Çështja e taksës dhe reciprociteti janë kthyer në një debat të fortë në politikën kosovare dhe jo vetëm, duke ndikuar edhe dialogun Serbi-Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button