Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ratifikoi Protokollin për anëtarësim në NATO

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në seancën e 133-të, me 114 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtue , e kanë votuar për propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Veri-Atlantike, që është hapi i fundit në “terrenin e brendshëm” në lidhje me anëtarësimin e vendit tonë në aleancën e NATO-s, njofton Portalb.mk.

Votimi i ratifikimit të Protokollit për hyrje në NATO
Votimi i ratifikimit të Protokollit për hyrje në NATO

Bëhet fjalë për tekst të marrëveshjes i cili është hartuar më 4 prill të vitit 1949 dhe për herë të parë është nënshkruar në Uashington, ndërkaq është ndryshuar për t’u anëtarësuar Greqia dhe Turqia, i cili është nënshkruar më 17 tetor 1951 në Londër.

Stevo Pendarovski
Stevo Pendarovski

Në marrëveshjen e cila ka 14 nene, mes tjerash thuhet se nënshkruesit obligohet, ashtu siç është e miratuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, të zgjidhin çfarëdo kontesti ndërkombëtarë në të cilat ata mund të jenë të përfshira, me mjete paqësore, në mënyrë që nuk do të rrezikohet paqja ndërkombëtare, siguria dhe drejtësia dhe në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare do të përmbahen nga kërcënimet ose nga përdorimi i forcës, në çfarëdo qoftë mënyre që nuk është në pajtueshmëri me Kombet e Bashkuara.

Oliver Spasovski
Oliver Spasovski

“Palët do të kontribuojnë drejt zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare miqësore dhe paqësore, nëpërmjet përforcimin të institucioneve të tyre të lira, me qëllim që të mundësohet mirëkuptimi më i mirë i parimeve mbi të cilat janë themeluar këto institucione dhe nëpërmjet promovimit të kushteve për stabilitet dhe fqinjësi të mirë. Ata do të tentojnë që në politikat e tyre ekonomike dhe ndërkombëtare t’i tejkalojnë përballjet dhe do ta përkrahin bashkëpunimin ekonomik me ose të gjithë”, thuhet në marrëveshje.

Ali Ahmeti
Ali Ahmeti

Në të, shtohet se me qëllim që në mënyrë sa më efikase të arrihen qëllimet e Marrëveshjes, palët në mënyrë individuale dhe bashkë nëpërmjet ndihmës të vazhdueshme dhe efikase, do t’i mbajnë dhe zhvillojnë shkathtësitë e tyre individuale dhe kolektive që t’i kundërshtojnë sulmet e armatosura.

Votimi i ratifikimit të Protokollit për hyrje në NATO
Votimi i ratifikimit të Protokollit për hyrje në NATO

“Palët do të konsultohen bahskë gjithmonë kur, sipas mendimit të kujtdo, ekziston kërcënim për integritetin territorial, pavarësinë politike ose sigurinë e cilësdo palë”, thuhet në marrëveshje.

Votimi i ratifikimit të Protokollit për hyrje në NATO, Talat Xhaferi
Votimi i ratifikimit të Protokollit për hyrje në NATO, Talat Xhaferi

Ai parashikon pajtueshmëri nga nënshkruesit se sulmi i armatosur kundër një ose më shumë vendeve të Evropës ose Amerikës Veriore, do të vlerësohet si sulm i armatosur kundër të gjithë atyre.

Talat Xhaferi
Talat Xhaferi

“Nëse ndodh sulm i tillë i armatosur, çdokush prej tyre duke e shfrytëzuar të drejtën e vetëmbrojtjes koletive ose individuale, të pranuar me nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, do t’i ndihmojnë palës, ose palëve të cilët janë të sulmuar, duke ndërmarrë masa individuale dhe në bashkëpunim me palët tjera, duke përfshirë edhe përdorimin e forcave të armatosura. Për çdo sulm të tillë dhe poër të gjitha masat e marra si rezultat i të njëjtit, menjëherë do të njoftohet Këshilli i Sigurisë. Masat do të ndalohen kur Këshilli i Sigurisë do të marrë masa të cilat janë të domosdoshme për rivendosjen dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në marrëveshje.

Talat Xhaferi
Talat Xhaferi

Në të, definohet se sulmi i armatosur të një ose më shumë palëve, vlerësohet se përfshinë sulm të armatosur në territor, forca, avionët dhe anijet e cilësdo palë në Evropë ose Amerikë të Veriut, ndaj departamentëve francez në Algjeri, në territorin e Turqisë ose të ishujve nën juridiksionin e cilësdo palë të fushës Veri-Atlantike.

Flamuri i NATO-s para Kuvendit
Flamuri i NATO-s para Kuvendit

“Marrëveshja nuk ndikon dhe nuk do të interpretohet si ndikim në çfarëdo lloj mënyre ndaj të drejtave dhe obligimeve që dalin nga Karta e Palëve të cilët janë anëtare të Kombeve të Bashkuara ose në obligimin fillestar në Këshillin për Siguri për mbajtjen e paqe dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në marrëveshje.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet të shpërbëhet më 16 shkurt, si pasojë e marrëveshjes ndërmjet partive politike, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 prill të vitit 2020.

Duke iu referuar përvojës së Malit të Zi, ishte partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE, që hodhi idenë për ratifikimin e parakohshëm të protokollit për anëtarësim në NATO, për shkak të zvarritjes së krijimit të institucioneve të reja në Spanjë. Kjo ide më pas u mbështet edhe nga partitë shqiptare në opozitë.

LISTA E VENDEVE QË DERI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLLIN:

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  2. Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  5. Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  7. Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  8. Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  11. Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  12. Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  13. Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  14. Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  15. Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  16. Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  17. Estonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  18. Kanada e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  19. Hungaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  20. Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  21. Çekia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  22. SHBA-ja e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  23. Italia ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  24. Britania ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  25. Franca e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  26. SHBA ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  27. Islanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  28. Holanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button