Për ta votuar ligjin, deputetët e pavarur kërkojnë të mos ngriten akuza që përmbajnë “bombat”

Grupi i deputetëve të pavarur në parlamentin e RMV-së, që ishin nga VMRO-DPMNE-ja, për ta mbështetur miratimin e ligjit të Prokurorisë, kërkon dispozitë ligjore mbi të cilën Prokuroria nuk do të mund të ngrit akuzë mbi bazën e dëshmive që burojnë nga përgjimet e paligjshme, u shprehën ata përmes kumtesës lëshuar mediave, njofton Portalb.mk.

Për të dhënë votën e tyre për miratimin e propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike, ata gjithashtu kërkojnë abrogimin e procedurës gjyqësorë mbi rastet e speciales Talir 1 dhe Talir 2, për të cilën akuzohen funksionar të VMRO-DPMNE-së mbi dyshimet për financim jo ligjor të partisë.

Lidhur me zgjedhjen e prokurorit për Krim të organizuar dhe korrupsion të lartë, deputetët e pavarur kërkojnë që kjo të behët me vota nga të gjithë prokurorët në vend.

Sonte Qeveria do të diskutojë për këtë Propozim ligj vonë në seancë qeveritare që ta miratojë tekstin e së njëjtit ndërkaq para shpërbërjes së Parlamentit të votohet në seancë plenare.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev përmes një kumtese tha se është arritur një bazë e mirë për miratimin e Ligjit dhe se ligji siguron drejtësi pa amnisti të fshehura dhe konfirmon të ardhmen evropiane për të gjithë qytetarët.

“Pres që sonte të miratohet ligji në seancë qeveritare” tha ai.

Me një postim në Fejsbuk, të një fotoje të tymit të bardhë që simbolizon arritje të marrëveshjes, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, dha sinjale se është arritur shumicë prej 80 deputetëve për ta miratuar ligjin.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi porositi se nuk ka nevojë për tensione në dhomën ligjvënëse para zgjedhjeve. Paralajmëroi se Ligji për PP-në do të vendoset në seancë para shpërndarjes së parlamentit të mërkurën, nëse deri atëherë dorëzohet propozim i harmonizuar.

“Edhe deri në ora 23:00 në datën 12-të të vijë propozimi i harmonizuar ka mundësi procedurale që ky propozim të shndërrohet në ligj. Është e pakontestueshme, por në fund të mandatit para shpërbërjes së Kuvendit, vetëm të hapet seancë, ndërsa propozim i paharmonizuar edhe të shndërrohet në teatër, këtë nuk e kam për qëllim. Nuk ka nevojë nga një situatë e këtillë e tensionuar para shkuarjes në zgjedhje”, deklaroi Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button