“Një Ballkan drejt BE-së”, mbështetje nga euro-deputetët për anëtarësimin e RMV-së në BE

Sot në Shkup u mbajt konferenca ndërkombëtare “Një Ballkan drejt BE-së”, në të cilën morën pjesë deputetë nga Parlamenti Evropian si dhe zyrtarë nga Maqedonia e Veriut. Sfidat e vendeve të Ballkanit Perëndimor me të cilat përballen rrugës së procesit eurointegues ishte tema kryesore e konferencës.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se koha e marrjes së datës për fillimin e bisedimeve RMV-BE është jashtëzakonisht e rëndësishme.

“Kemi besimin e plotë se liderët e vendeve anëtare të BE-së do të marrin forcën, do të marrin përsipër përgjegjësinë dhe do të na japin perspektivën e qartë evropiane, me çka do ta kthejnë besimin në të a.q. proces të jetësuar të eurointegrimit”, tha në fjalimin Zaevi.

Bëri të ditur se mosmarrja e vendimit për fillimin e bisedimeve me BE-në shkaktoi dëshpërim të madh dhe hidhërim, por njëherë, siç u shpreh, na motivoi të vazhdojmë edhe më fuqishëm që ta transformojmë shtetin dhe t’i arrijmë standardet evropiane që të bëhemi anëtare e plotfuqishme e BE-së.

Duke përshëndetur propozimin e ri, gjegjësisht metodologjinë e re për aderimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE, Zaevi nënvizoi se kjo për ne është hap substancial në afrimin e vendit tonë pranë familjes evropiane.

Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut nga një pjesëmarrëse pasive u bë faktor aktiv në Procesin e Berlinit dhe sivjet është bashkëkryesues së bashku me Bullgarinë.

Sipas eurodeputetes sllovene nga grupi socialdemokrat, Tanja Fajon, prania e shumë miqve është dëshmi se ka mbështetje të madhe ndërkombëtare për atë që e bëni, veçanërisht me marrëveshjet e arritura historike.

“Me metodologjinë e re për zgjerim besoj fuqishëm se në mars do të marrim porosi të fuqishme se zgjerimi vazhdon dhe se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’i çelin bisedimet. Ky është qëllimi i përbashkët për të gjithë ne”, deklaroi Fajon.

Koha, porositi ajo, do të tregojë nëse metodologjia e re do të hapë më shumë bllokada ose do ta përshpejtojë procesin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor.

Sipas Ilhan Kjuçuk – eurodeputeti nga grupi liberal ALDE dhe raportues për Maqedoninë e Veriut në PE, metodologjia e re është proces politik, për diçka që deri tani ishte proces administrativ.

“Prandaj KE-ja e miratoi metodologjinë e re, meqë dëshiron ta përshpejtojë këtë proces. Në raport me reversibilitetin e ri të procesit, ndonëse besoj se sundimi i së drejtës është i rëndësishëm, megjithatë mendoj se më brengos. BE-ja ka probleme brenda me vendet që tashmë janë anëtare. Por, nuk duhet t’i nxjerrim problemet e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Ka nevojë për reformë të BE-së, por nuk mund t’u themi vendeve të Ballkanit Perëndimor pritni këtu ne duhet të bëjmë reforma”, deklaroi Kjuçuk.

BE-ja, bëri të ditur ai, nuk është për një ose elitë tjetër politike në ndonjë vend, por për të mirën e popullit të shteteve.

“Bullgaria dëshiron të jetë rol të përgjegjshëm në BE. Prandaj duam t’i bindim partnerët evropianë se nuk guxojmë të bëjmë gabimin e dytë në Zagreb, si ai në tetor”, deklaroi Quçuk.

Tonino Picula – eurodeputet kroat nga grupi socialdemokrat, tha se tani çështja kryesore në BE është se si të vazhdohet më tutje.

“Ndonëse shumë nga BE-ja thanë se së pari duhet të reformohet BE-ja e që më pas të zgjerohet, unë nuk besoj në atë. Konsideroj se këto janë dhe duhet të jenë procese paralele. Besoj se BE-ja duhet të mbetet në procesin e tij të papërfunduar të zgjerimit. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor janë të lidhur ngushtë, në aspektin historik dhe kulturor”, deklaroi Picula.

Miratimi i metodologjisë së re për dy muaj, tha ai, është dëshmi e fortë se BE-ja mund të veprojë shpejtë kur ka nevojë.

“Zgjerimi është investim gjeostrategjik. E mbështes fuqishëm çeljen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Besoj se këtë vit do ta përfundojmë në mënyrë më të shkëlqyer sesa që e filluam”, deklaroi Picula.

Konferenca është ngjarje përfundimtare e programit rajonal edukativ rinor “Politikë progresive në Ballkanin Perëndimor – ProgVeB” dhe në organizim të disa organizatave joqeveritare nga rajoni: Progres – Institut i demokracisë sociale nga Maqedonia e Veriut, Fondacioni „Boris Divkoviq“ nga Bosnja e Hercegovina, Fondacioni „Qemal Stafa“ nga Shqipëria, Forumi i iniciativave të majta nga Bosnja e Hercegovina dhe Qendra për shkathtësi moderne nga Serbia, të mbështetur nga Qendra internacionale suedeze Olof Palme dhe Fondacioni ndërkombëtar i partisë Qendër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button