Deputeti italian: Kudsi është kryeqyteti i palestinezëve

Deputeti italian Michele Piras tha se Italia dhe Turqia mund të përgatisin një plan paqeje për Palestinën që do të ishte një alternative për të ashtuquajturin plan i paqes për Lindjen e Mesme të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Si anëtar i delegacionit italian, Piras iu drejtua pjesëmarrësve të Konferencës së Tretë Ndërparlamentare për Kudsin që u mbajt në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Duke paralajmëruar se po nxiten valë të reja lufte në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme, Piras tha se padrejtësitë dhe krizat e reja në botë po shpërthejnë ndërsa fuqitë perëndimore dhe lindore punojnë për të forcuar ndikimin e tyre në Lindjen e Mesme.

Ai tha se kundërshton absolutisht planin e SHBA-së për Lindjen e Mesme, i cili parashikon që Kudsi të jetë kryeqytet i pandarë i Izraelit.

“Kudsi është sigurisht kryeqyteti i Palestinës, por është gjithashtu kryeqytet i spiritualitetit, paqes dhe dialogut botëror”, tha Piras.

Piras më pas për AA tha se ai ka ardhur në konferencën e Malajzisë për të thënë zëshëm se është kundër planit amerikan, të cilin Trump e quan “Marrëveshja e Shekullit”.

“Është e domosdoshme të ndërtohet një paqe e drejtë edhe për Palestinën. Kjo do të thotë që Izraeli duhet të kthehet në kufijtë e saj të mëparshëm dhe se duhet mundësuar kthimin e palestinezëve të dëbuar, dhe komuniteti ndërkombëtarë duhet ta njohë shtetin e pavarur palestinez”, tha Piras.

Duke theksuar se çështja palestineze nuk është çështje lokale, Piras tha se paqja në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme nënkupton gjithashtu paqe në Evropë dhe se Palestina duhet të jetë tema kryesore si për Italinë, ashtu edhe për Evropën.

I pyetur nëse Turqia dhe Italia mund të bëjnë diçka së bashku në procesin e zgjidhjes së krizës në Lindjen e Mesme, Piras tha se të dy vendet duhet të ulen së bashku dhe të punojnë për të ndërtuar një paqe të drejtë.

“Turqia dhe Italia mund të përgatisin një plan paqeje për Palestinën që do të ishte një alternative për të ashtuquajturin plan paqeje”, tha Piras, duke shtuar se plani duhet të jetë në sfondin e sigurimit të pavarësisë kulturore, ekonomike dhe politike të Palestinës.

Piras tha se ai do të vazhdojë të mbështesë çështjen palestineze dhe se është krenar që përfaqësoi vendin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button