fbpx

Ushtari që kreu sulmin në Tajlandë u qëllua nga forcat e sigurisë

Një ushtar tajlandez që la të vrarë 26 persona në një sulm me armë zjarri në qytetin Nakhon të Tajlandës, është qëlluar për vdekje nga autoritetet, njofton REL.

Ushtari Jakraphanth Thomma, të shtunën la të vrarë komandantin e tij pasi kishte vjedhur disa armë nga kampi i ushtrisë.

I dyshuari kishte vazhduar sulmin në rrugët e qytetit dhe në një qendër tregtare. Më pas, ai u qëllua nga autoritetet në ndërtesën ku po qëndronte gjatë tërë natës.

Kryeministri tajlandez, Prayuth Chan-ocha, tha se më shumë se 20 persona mbetën të vrarë dhe 57 të plagosur.

Ai shtoi se mendon që motivi i sulmit ishte një lloj hakmarrje për shkak se ushtari Thomma mendonte se ishte mashtruar në një marrëveshje.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close