“Virusi vdekjeprurës”, dyshohet rasti i parë me koronavirus në Kosovë

Një paciente e dyshuar për koronavirus është pranuar sot në QKUK.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën e jashtëzakonshme tha se pacientja është e huaj.

“Fjala është për një shtetase të huaj që ka qenë në një qendër skijimi me pesë persona të tjerë që dyshohet se kanë pasur virusin”, tha Vitija, transmeton TV21.

Duke thënë se nuk ka vend për panikë,  ai bëri të ditur se rezultatet do të dalin deri në mesnatë.

“U sigurova nga ekipet se i kanë marr masat. Në ora 23:00 apo 24:00 do të presim mostrat, dhe sipas të gjitha gjasave do të jenë pozitive. Nuk ka vend për panikë. Shpresojmë që nuk do të jetë Coronavirus”, tha ai.

Mjekët kanë bërë të ditur se pacientja, pasi i është shfaqur një kollë, ka shkuar në spital për t’u kontrolluar.

Sipas mjekëve, asaj i janë bërë analizat menjëherë, dhe rezultati i tyre do të bëhet i ditur para mesnatës, në orën 23:00.

Rezultati do të tregojë nëse pacientja është e prekur nga koronavirusi, kanë thënë mjekët, sipas të cilëve, gjasat janë të vogla që ajo të jetë sulmuar nga sëmundja.

“Posa i morëm informatat e para, mostrat janë dërguar menjëherë në laborator. Sidoqoftë, për pacienten që është shtrirë, janë marrë të gjitha procedurat izoluese, nëse ajo del pozitiv me koronavirus. Në mesnatë dihet rezultati për pacienten”, ka njoftuar mjeku Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button