Futbollistët dhe trajnerët më të paguar në botë

Futbolli është padyshim një sport i cili fabrikon të ardhura financiare të frikshme, transmeton OraNews.

Miliona deri në miliarda euro xhirohen në mbarë globin për lojën më popullore të shpikur 2 shekuj më parë. Sipas një studimi të gazetës prestigjioze franceze L’Equipe janë publikuar lojtarët dhe trajnerët më të paguar në botë. Sa i takon futbollistëve Lionel Messi mbanë fronin i shkëputur ndjeshëm nga rivali i tij i përjetshëm Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi paguhet 8.3 milionë euro në muaj, kundrejt 4.5 milionë eurot që përfitoni 35-vjeçari portugez tek Juventusi. Në vendin e fundit të podiumit rendite Neymar i cili rezulton edhe më i paguari në kampionatin francez të futbollit.

Më pas pozicionohen dy lojtarët e Barcelonës: francezi Antoine Griezmann dhe uruguaiani Luis Suarez, që fitojnë më pak se tre milionë euro në muaj. Pas tyre vijnë dy yjet e Real Madridit, Gareth Bale dhe Eden Hazard, me nga 2.5 milionë euro në muaj.

Në listë përfshihen edhe: David de Gea i Manchester United (1.76 milionë euro në muaj), Mesut Ozil i Arsenalit (1.64 milionë euro në muaj), Kevin de Bruyne i Manchester Cityt (1.64 milionë euro në muaj), Robert Lewandoëski i Bayern Munichut (1.66 milionë euro në muaj), Philippe Coutinho i huazuar në Bayern nga Barcelona (1.66 milionë euro në muaj), Gonzalo Higuain i Juventusit (1.09 milionë euro në muaj) dhe Paulo Dybala i Juventusit (1.06 milionë euro në muaj).

Sa i takon trajnerit më të paguar në botë Diego Simeone i Atletico Madridit kryeson listë me 3.6 milionë eurot në muaj, në vendin e dytë radhitet Pep Guardiola i Manchester Cityt që paguhet 1.94 milionë euro në muaj.

Pas Guardiolës vijnë Jurgen Kloppi i Liverpooli dhe Jose Mourinho i Tottenhamit, të cilët paguhen nga 1.46 milionë euro në muaj. Ndërsa, trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane paguhet me 1.4 milionë euro në muaj e Antonio Conte i Interit 1.38 milionë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button