Në pritje të subvencioneve për inverterë, u publikuar shpallja për subvencione për stufa me peleta

Ndërsa qytetarët presin thirrjet e autoriteteve komunale nga Shkupi, Manastiri Kërçova dhe Tetova për të marrë kuponët (vauçerët) me vlerë prej 60.000 denarë për të blerë kondicionerë inverter, Ministria e Ekonomisë u publikoi shpalljen publike për rimbursim të një pjese të kostove për prokurim e stufave me peleta. Shteti, përmes kësaj mase, do të ndajë rreth 480,000 euro përmes kësaj mase për të subvencionuar blerje të stufave me peleta, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Qytetarët janë të ndarë në dy kategori këtë vit, me ç’rast njerëzit me të ardhura të ulëta do të mund të aplikojnë për subvencione deri në 70%, por jo më shumë se 25,000 denarë për një familje si kthim të mjeteve për blerje të stufës me peleta. Qytetarët e tjerë do të marrin subvencione deri në 50% për elementin e blerë të ngrohjes, por jo më shumë se 20,000 denarë për një familje.

Kategoria e familjeve me të ardhura të ulëta përfshin ato me të ardhura neto familjare deri në 30,000 denarë në muaj, pensionistë ose ku njëri bashkëshort është pensionist me të ardhura neto mujore deri në 20,000 denarë në muaj, si dhe konsumatorët e cenueshëm siç përcaktohet nga Programi për mbrojtje të konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2020.

Të drejtë të për të marrë pjesë në shpalljen për subvencione do të kenë ato amvisëri të cilat do të blejnë stufa me peleta nga 1 janari deri më 6 mars 2020. Rimbursimi i mjeteve nga Ministria e ekonomisë do të bëhet sipas parimit “kush vjen më parë, më parë shërbehet”, ndërsa informacione më të hollësishme për shpalljen mund të gjenden në ueb-faqene Ministrisë së ekonomisë.

Përveç subvencionimit të stufave me peleta, shteti përmes Ministrisë së Ekonomisë këtë vit do të japë subvencione deri në 400.000 euro për blerje të dritareve PVC ose të aluminit në amvisëri. Masa kryesore e qeverisë këtë vit do të jetë shpërndarja e kuponëve për blerje të  kondicionerëve inverter për 10.000 familje në katër komuna, për të cilat do të shpenzohen 10 milionë euro.

Ndërsa disa nga këto masa qeveritare po ndërmerren si nxitje për të zvogëluar ndotjen e ajrit në qytetet e Maqedonisë, disa ekspertë tashmë kanë paralajmëruar se parimi i ndarjes së mjeteve nga shteti po zhvillohet rastësisht. Pa krijimin e Fondit kombëtar për efikasitet energjetik për të cilin do të siguroheshin fonde të vazhdueshme për vite me radhë për të realizuar projekte të tilla, konsumi afatgjatë i energjisë nga amvisëritë gjatë dimrit dhe në atë mënyrë edhe ndotja e ajrit në qytete nuk do të zvogëlohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button