“Çe Team” në Kodrën e Diellit: Befasitë që ua ofron kjo “qendër turistike”

Ekipi “Çe Team TV” përkrahur nga portali informativ Portalb.mk, e ka realizuar videon e radhës, këtë herë në Kodrën e Diellit. 

Ata ironizojnë me kushtet me të cilën përballen turistët në këtë qendër turistike e cila ndër vite është lënë pas dore. 

“Kodra e Diellit”, dikur ishte qendër skijimi e njohur në rajon dhe më gjerë. Në të është investuar në infrastrukturë, ka pasur gara skijimi me garues nga e tërë bota dhe ishte destinacion i preferuar për shumë aplinistë dhe skijator. Sot, ka ngelur vetëm dëshira e madhe e turistëve skijator për ta parë këtë qendër të zhvilluar si dikur.

Sot Kodra e Diellit jo vetëm që ka humbur shkëlqimin e dikurshëm por është lënë pas dore dhe nuk po investohet aspak në të. Aktualisht kompania e cila menaxhon me Kodrën e Diellit është kompania ELEM TURS. Disa nga hotelet të cilat menaxhohen nga po e njëjta kompani me vite po punojnë me humbje, duke grumbulluar borxh prej 24 milionë euro në total. 

Teleferikunuk punon që nga viti 2001, shkaku i dëmtimeve që ka pësuar gjatë luftës ka shkaktuar probleme tjera. 

Problemi i mbeturinave – Mungesa e koshave për plehra si dhe keqmenaxhimi i mbeturinave ka çuar deri te djegia e të njëjtave nga hotelet dhe banorët. 

Mungesa e parkingut në Kodrën e Diellit: qytetarët detyrohen të ecin nga 3 kilometra 

Shumë shtëpi malore tanimë janë ndërtuar, me ose pa leje, dhe tanimë janë funksionale, duke e shndërruar Kodrën e Diellit në një “fshat të vogël”. 

Rënia e numrit të turistëve vjen si rezultat i keq menaxhimit të kësaj qendre turistike. Që nga viti 2012 e deri më sot diskutohen problemet e shumta dhe të njejta me të cilat përballet Kodra e Diellit. Price Waterhouse Coopers është kompania e cila u përzgjodh Elem Turs për të bërë analizën financiare duo diligence dhe studimin e fizibilitetitme model për partneritet privat-publik si dhe propozim model për shitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button