ç`po ndodh me zjarrin

Copëza e përgjakur e ballit ndez qiririn
po sytë Nexhmije me vjet verbuar
njerëzit harruan malet thinjur e fajkoi lart
me zjarrin ç`po ndodh vaj me të fjeturat
gjuhës plagët i pëlcasin për fyell
zogu i  lashtë vjen mbi ëndrrën
këputur nga mishi im i mërguar
hirin fluturon e prapë lind nga hiri
sepse  ti këndon mbi glob mbi shpatë
bashkë me  trimat qëllon kafshën e zezë
vetëtima në gem shndërrohet
nga kafka ime dhe vetë Pagarusha|
gjeli fluturon mbi portën e vjetër
unazat lëvizin pikun fto`jt
zogjtë e zi` në varre të reja  dasmat mort
daullet e pikëllimit
mitit gjaku i rrjedh për veshë
e fajkoi lart dhe njerëzit me male në zemër
ti këndon në një gurë Nexhmije vajton
në një flamur
mbi ëndërr zogu i lashtë fluturon

Ankara 11 shtator 1980, autor: Nexhat Halimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button