Qytetarët ecën 55 kilometra në nder të viktimave të tragjedisë së Llaskarcës (VIDEO)

Familjarë të viktimave, miq si dhe persona të cilët kanë qenë në autobusin fatkeq marshuan 55 kilometra në nder të 16 viktimave të cilët humbën jetën nga ky aksident tragjik në Llaskarcë, pikërisht 1 vit më parë. Organizatorët e këtij marshi shpresojnë që i njëjti të shndërrohet në traditë, kurse Kryetari i Komunës së Gostivarit, Taravari, tha që përveç nderimit të viktimave, dëshirojmë të dërgojmë mesazh që këto ngjarje të mos përsëriten më, njofton Portalb.mk.

Marsh përkujtimor për viktimat e tragjedisë së Llaskarcës
Marsh përkujtimor për viktimat e tragjedisë së Llaskarcës

Ky marsh pikënisjen e tij e kishte në ora 5 të mëngjesit, në afërsi të fshatit Llaskarcë, ndërsa përfundimin në sheshin e qytetit të Gostivarit, pra gjithsej 55 kilometra ecje në këmbë. Të njëjtin ju bashkëngjiten rreth 70 qytetarët nga qyteti i Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit me qëllimin e vetëm që të nderohen viktimat si dhe të dërgohet mesazh deri te kompetentët që të rriten masat parandaluese në mënyrë që raste të tilla të mos ndodhin në të ardhmen.

Sipas Mustafait, njërit ndër organizatorët e këtij marshi, e gjithë ideja e të njëjtit ishte që arritja në Gostivar të bëhet pikërisht në kohën kur është dashur të arrije edhe autobusi, i cili fatkeqësisht nuk arriti kurrë.

“Sot jemi mbledhur me rastin e një vjetorit të ngjarjes që ndodhi në Llaskarcë, ideja jonë është që të ngrejmë vetëdijen deri te qytetarët që në të ardhmen të jenë më të kujdesshëm në vozitje, gjithashtu dëshirojmë të dërgojmë mesazh deri te institucionet kompetente që të i zmadhojnë masat në mënyrë që rrugët e RMV-së të jenë më të sigurta” tha  Zamir Mustafai.

Edhe pse nuk ia doli të ec deri në fund të marshit, kryetari i Komunës së Gostivarit u shpreh i gatshëm që këtë iniciativë ta shndërroje në traditë dhe organizatorët e të njëjtës ti përkrahë për organizimin e të njëjtës, marsh ky, i cili sipas tij përçon mesazhe të fuqishme.

“Para 1 vjet, në ora 15 ndodhi aksidenti në Llaskarcë ku humbën jetën 16 bashkëqytetar tonë dhe një numër i madh u lënduan të cilët fatmirësisht sot janë në gjendje të mirë dhe më bëhet qejfi kur sot shof këtu pranë nesh edhe njerëz të cilët kanë qenë në autobus kur ka ndodhur rasti, por edhe familjar të viktimave. Nga momenti kur organizatorët e këtij marshi kërkuan mbështetjen e komunës, padyshim që atë e morën menjëherë. Arsyeja e shënimit të kësaj dite ishte që të çojmë mesazh që raste të tilla kurrë të mos përsëriten më, jo në Gostivar por askund tjetër. Do të isha shumë i lumtur në qoftë se arrimë që këtë ta shndërrojmë në traditë”  theksoi Arben Taravari.

Autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari më 13.02.2019 rreth orës 17 i vozitur nga Manoil Ttrifunovski (49) ka humbur kontrollin dhe ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 16, ndërsa 39 persona të tjerë u shtruan nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.

Të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale.

Gjithçka për këtë rast, mund të lexoni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button