PThP Shkup vepron urgjentisht, me prioritet për kallëzimin penal për hedhje të hedhurinave mjekësore

SPB Shkup ka vepruar sipas urdhrit dhe ka parashtruar njoftim deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup me informacione dhe prova të siguruara me shkrim, njofton Portalb.mk.

Prokuroria themelore publike Shkup nëpërmjet komunikatës për mediat e informon publikun që kallëzimi penal në lëndën për trajtim hedhurinave mjekësore nga firma “Eko Klub” nga Manastiri në procesverbal e parashtroi Kryeinspektori në Qytetin Shkup më 13.12.2019, tre ditë pasi e ka vërejtur ngjarjen.

Gjatë parashtrimit të kallëzimit, parashtruesi nuk parashtroi prova materiale, kurse për ngjarjen nuk është dërguar as shënim zyrtar, as procesverbal për parregullsi të konstatuara nga ana e inspektorit parashtrues.

Menjëherë, ditën e njëjtë pas pranimit të kallëzimit penal, prokurori publik kujdestar pranë të cilit është denoncuar ngjarja dhe i cili e ka përpiluar procesverbalin për pranim të kallëzimit penal, ka lëshuar urdhër në SPB Shkup për t’u bërë kontrollet e domosdoshme me të cilat do të sigurohen prova në aspekt të konstatimeve në denoncimin.

SPB e Shkupit ka ndërmarrë veprime në lidhje me urdhrin edhe deri te Prokuroria themelore publike Shkup ka dërguar njoftim me prova të siguruara dhe të parashtruara me shkrim edhe atë:

– Shkresë nga Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor me Procesverbal për mbikëqyrje të kryer inspektuese nga 12.12.2019, si dhe Aktvendim, nga i njëjti inspektora, me të cilin personi juridik tek i cili është kryer mbikëqyrja ngarkohet të bën matje të emitimit të gazrave në ajër nga emituesi i autoklavës për trajtim të hedhurinave mjekësore.

– Raport vjetor për trajtim të mbeturinave nga 30.01.2019 me dokumentacion shoqërues

– Raport për testim që ka të bëjë me matje dhe analizë të koncentrimit të substancave ndotëse në gazrat e lëshuara nga emetuesi nga 23.02.2018

– Kontratë për kryerje të shërbimit – trajtim të hehdurinave nga 04.10.2017 e nënshkruar ndërmjet “Drislla” SHPK Shkup dhe “Eko klub” – Manastir

– Leje për kryerje të veprimtarisë – grumbullim dhe transportim të hedhurinave të rrezikshme nga 18.11.2016 e lëshuar nga Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor

– Leje për kryerje të veprimtarisë – grumbullim dhe trajtim të mbeturinave të rrezikshme nga 03.11.2016 e lëshuar nga Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor

– Licencë për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor nga 01.06.2018 e lëshuar nga Ministria për transport dhe lidhje

– Gjendje aktuale (rrjedhëse) për personin juridik “Eko klub” – Manastir

– Të dhëna për subjektet juridike me të cilat “Eko klub” ka bashkëpunuar në kryerjen e veprimtarisë

– Elaborat për mjedis jetësor për vendosje të impjantit për dezinfektim të mbeturinave mjekësore nga shtatori i vitit 2016 dhe Aktvendim për miratim të atij elaborate nga Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor

– Fotodokumentacion për gjendjen e hasur në hapësira të personit juridik më 13.12.2019, kur me urdhër të prokurorit publike është kryer këqyrje në aty për aty.

Nga kontrollet e kryera nga SPB Shkup dhe prej provave tësiguruara me shkrim deri tani, Prokuroria në procedure parahetimore ka përcaktuar fakte me rëndësi për ngjarjen e denoncuar. Për konstatim të plotë të gjendjes faktike, Prokuroria e vazhdon procedurën parahetimore.

Prokurori publik kompetent sot në SPB Shkup – Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik ka lëshuar urdhër nga celulari i Kryeinspektorit në Qytetin Shkup të ndahen videomaterialet të cilat ai i ka incizuar me qëllim që këto materiale të sigurohen në mënyrë ligjore. Nga Qyteti i Shkupit në mënyrë plotësuese më 31.01.2020 nëpërmjet arkivit të prokurorisë është parashtruar CD me materiale të caktuara.

Gjithashtu, në Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor është lëshuar kërkesë për parashtrim të të dhënave për të gjitha kontrollet plotësuese dhe për gjendjet e konstatuara në veprimin me hedhurina mjekësore nga ana e personit juridik, kurse në Drejtorinë e policisë financiare është lëshuar urdhër për kontrolle në aspekt të punës financiare të subjektit juridik.

Kjo lëndë në Prokurorinë themelore publike Shkup është formuar pak para ardhjes së Inspektorit kryesor në Qytetin Shkup tre ditë pasi ai i ka konstatuar gjendjet në terren. Në momentin e ardhjes së tij, ai në procesverbal pranë prokurorit publik kujdestar e denoncoi ngjarjen, për çka është shkruar procesverbal për pranim të kallëzimit penal, kurse prokuroria menjëherë ka vepruar, ditën e njëjtë.

Prokuroria themelore publike Shkup dhe prokurori publik kompetent për këtë lëndë kanë vepruar urgjentisht, me prioritet dhe në pajtim me Ligjin për procedure penale. Varësisht nga të gjitha kontrollet dhe nga provat e siguruara nga institucionet kompetente shtetërore do të miratohet vendim meritor i prokurorisë publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button