Akuzë për denoncuesin e “bombës” në City Mall

Raportimi se në Qendrën tregtare “City Mall” ka bombë, doli të jetë mashtrim. Pikërisht për këtë arsye, ndaj raportuesit që është i punësuar në sigurimin e objektit u ngrit akuzë, transmeton Portalb.mk.

“I akuzuari 19-vjeçar ishte i punësuar në qendër tregtare përmes agjencisë përgjegjëse për sigurimin e objektit. Nga telefoni i tij celular, ai hyri në faqen e internetit www.globefone.com dhe i dërgoi mesazh teksti shefit të tij: “Lëshoni mollin menjëherë, ka bombë”. Shefi i tij menjëherë e lajmëroi këtë në polici, pas çka u organizua dhe u krye evakuim i organizuar i të pranishmëve në qendër. Në të njëjtën kohë, një ekip nga Departamenti i anti-terrorizmit i MPB-së ishte angazhuar për të përcaktuar se nuk kishte asnjë mjet shpërthyes të instaluar në objekt”, theksohet nga Prokuroria publike

Ai akuzohet për vepër penale, për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Ndaj tij janë marrë masa, si pamundësia për t’u larguara nga vendbanimi.

Ndryshe, në Qendrën Tregtare “Citi Mall” ka pasur paraqitje për bombë dhe me këtë rast janë evakuuar të gjithë të punësuarit dhe vizitorët. Megjithatë, Ministria për Punë të Brendshme konfirmoi se thirrja që raportonte se në “City Mall” ka bombë, ishte e rrejshme.

Zyrtarët policorë nga Drejtoria për siguri publike pranë MPB-së arrestuan dy persona në lidhje me raportimin e rrejshëm për bombë në Qendrën tregtare “City Mall” në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button