Rruga më e frekuentuar në Tetovë s’ka rrethrrotullim, kurse semaforët me muaj nuk punojnë!

Edhe pse gjenden në një ndër rrugët më të frekuentuara në Tetovë, ku pak metra më larg ekzistojnë dy universitete dhe një shkollë e mesme, semaforët në udhëkryqin e bulevardit të Ilindenit ka muaj që nuk punojnë.  Edhe pse vetëm në vitin 2019, kanë ndodhur 11 aksidente në atë vend, kompania që paguhet nga qytetarët për t’u kujdesur për të njëjtat nuk e parë të arsyeshme të përgjigjet, kurse nga Komuna e Tetovës nuk e komentojnë mosfunksionimin e tyre, ata thanë se aty po punohet për vendosjen e semaforëve të rinj, shkruan Portalb.mk.

Funksionimi i semaforëve është një ndër masat parandaluese më të rëndësishme për aksidente të mundshme të trafikut, si dhe për mbajtjen e rendit në trafik në raste kur numri i veturave është më i lartë se sa kapaciteti urban i një qyteti.

Qytetarët, sidomos ata në moshë të re e frekuentojnë vendin ku semaforët janë jashtë funksionit më shumë se çdo pjesë tjetër të qytetit të Tetovës, ngaqë vetëm disa metra më larg tij janë dy universitete si dhe një shkollë e mesme.

Për arsye që këta semaforë tash gjatë kohë janë jashtë funksionit, ky është një ndër vendet në të cilin kanë ndodhur më shumë aksidente gjatë vitit 2019, nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë, thanë që vazhdimisht kanë bë thirrje për rregullimin e tyre.

“Vetëm gjatë vitit 2019 në udhëkryqin e bulevardit të ilindenit kanë  ndodhur gjithsej 11 aksidente, nga të cilat 9 me kanë përfunduar me dëme materiale, kurse nga dy aksidente, 4 persona kanë përfunduar me lëndime të lehta” thanë nga SPB Tetovë, për Portalb.mk

Duke mos e komentuar përgjegjësinë apo arsyen e mosfunksionimit të tyre, nga Komuna e Tetovës na thanë se aty aktualisht po punohet për vendosjen e semaforëve të rinj të teknologjisë LED.

“Sa u përket semaforëve në udhëkryqin e Bulevardit të Ilindenit në afërsi të shkollës së mesme të mjekësisë, Komuna e Tetovës ka mbaruar me vendosjen e instalimeve elektrike nëntokësore, si dhe ka vendosur shtyllat e semaforëve. Tani pritet që në një afat shumë të shkurtër kompania përgjegjëse për sinjalizim rrugor vertikal të bëjë furnizimin dhe instalimin e pjesës ndriçuese të semaforëve që do të jenë të teknologjisë së fundit LED” thanë nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk.

Portalb.mk vazhdimisht ka informuar për mos funksionimin në rregull të semaforëve në Komunën e Tetovës, problem ky që tangon qytetarët e Tetovës disa vite tani. Përkundër kësaj, Kompania e njëjtë me vite  ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e semaforëve në Tetovë, vetëm katër vitet e fundit nga taksapaguesit tetovar, kjo kompani ka fituar rreth 100.000 euro për mirëmbajtjen e semaforëve.

LEXO:Banorët e Tetovës të rrezikuar nga jofunksionaliteti i semaforëve (VIDEO)

Si zgjidhje të këtij problemi qytetarët e Komunës së Tetovës shpesh herë kanë propozuar edhe ndërtimin e një rrethrrotullimi, ngaqë në bisedë e sipër me disa banorë të asaj lagje na thanë që aq gjatë kohë këta semaforë nuk punojnë, saqë edhe kur punojnë më nuk respektohen nga vozitësit për arsye se është krijuar përshtypja që aty nuk duhet pritur.

Rrethrotullimi i improvizuar nga Forumi Rinor i Lëvizjes BESA.
Rrethrotullimi i improvizuar nga Forumi Rinor i Lëvizjes BESA.

 

Ndryshe, Forumi Rinor i Lëvizjes BESA sot pikërisht në këtë vend vendosën një rrethrrotullim të improvizuar, i cili sipas tyre me shpresë do t’i zgjojë nga gjumi kompetentët e Komunës së Tetovës, dhe do të ndërmarrin masa për zgjidhjen e këtij problemi që i tangon gjithë qytetarët, sidomos studentët dhe nxënësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button