Një shkupjan akuzohet për grabitje në një bastore

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një shkupjani për grabitje në një bastore.

I akuzuari 28-vjeçar, më 20.09.2019 г ka hyrë bastore në bulevardin “Mitropolit Teodisij Gologanov” në Shkup, me një thikë kuzhine.  Punonjësit të dëmtuar në bastore i është kërcënuar dhe ka kërkuar t’ia japë paratë. I punësuari është frikësuar dhe i ka hapur sirtarët, i ka nxjerrë paratë dhe i ka vendosur në një qese që e ka pasur me vete i akuzuari.  Pas kësaj, personi i akuzuar e ka lëshuar objektin me përfitimin e paligjshëm të 15.000 denarëve, ndërsa është privuar nga liria dy muaj më vonë.

Prokurori kompetent publik deri te Gjykata Themelore Penale Shkup ka dorëzuar edhe propozim të veçantë  me të cilin kërkohet që personit t’i vazhdohet paraburgimi paraprak edhe atë mbi tri baza rrezik nga arratisja, mundësi që të ndikojë mbi dëshmitarin/të dëmtuarin dhe mundësi që ta përsëritë veprën për të cilën ngarkohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button