Zaev: Opozita nuk do zgjidhje ligjore për Prokurorinë publike

Zoran Zaev, kryetari i LSDM-së ka komentuar propozimin e liderit opozitar, Hristijan Mickoski, në lidhje me Ligjin për prokurorinë publike, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë tashmë në shtet e kanë të qartë se Mickoski dhe opozita nuk duan zgjidhje ligjore për prokurorinë publike. Edhe një herë u bëj thirrje të më përgënjeshtrojnë nëse nuk është kështu”, deklaroi Zaev.

Ai theksoi se propozimet e Mickoskit janë larg seriozitetit, dhe një gjë të tillë e njohin qytetarët.

“Lidhur me zgjidhjen ligjore, sugjerime serioze kanë dhënë një pjesë e partive shqiptare opozitare dhe shumica e tyre janë të pranueshme. Janë të pranueshme edhe disa nga mendimet të grupit të pavarur të deputetëve, por një pjesë janë vështirë të pranueshme”, deklaroi Zaev.

Ai deklaroi se për do të konsultohet edhe delegacioni evropian në lidhje me këtë ligj dhe se nuk ka nevojë për shtyrjen e zgjedhjeve.

Zaev sqaroi se akoma nuk është shumica për votim, por përpjekjet për konsultimin e shumicën do të vazhdojnë, derisa duhen 80 deputetë që të kalon ligji.

Ndryshe, Mickoski tha se nuk është kundër Ligjit për Prokurori publike, por kundër projektligjit aktual, për të cilin ai thotë se është ligj partiak i LSDM-së.

Ai propozoi, në konferencën e sotme për shtyp, gjashtë profesorë të drejtës kushtetuese dhe penale që ta shkruajnë ligjin dhe shtoi se një ligj të tillë partia e tij do ta pranonte pa rezervë dhe pa hezitim. Si autorë të ligjit të ri, ai propozoi profesorët: Vllado Kambovski, Gordana Siljanovska, Nikolla Tupançevski, Gordan Kalajxhiev, Tanja Karakamisheva dhe Gordana Lazhetiq.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi paralajmëroi se nëse deri te Kuvendi do të dorëzohet propozim-ligji i harmonizuar për Prokurori Publike, ai menjëherë do ta vendos në seancë kuvendore.

 debatin publik që u mbajt në Kuvend, kryeministri Oliver Spasovski tha se kishte se çfarë të dëgjohet nga ana e ekspertëve, të cilët në mënyrë objektive dhe në kuadër të ekspertizës së tyre patën mundësi ta thonë mendimin e tyre në lidhje me zgjidhjen ligjore.

Propozim-ligji i ri për Prokurorinë Publike pritet të miratohet deri më 12 shkurt, kur duhet të shpërndahet kjo përbërje kuvendore. Për miratimin e tij nevojitet shumicë prej dy të tretave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button