Shkëndija e Tetovës nënshkruajti me sulmuesin e talentuar francez

Shkëndija e Tetovës po kalon një dimër “të nxehtë” sa i përket merkatos, pasi ka bërë përforcime të shumta, ndërsa më i fundit është futbollisti i talentuar francez Aboubakar Es Sahhal, transmeton SS.

Ky i fundit është prezantuar ditën e sotme me fanellën kuqezi, ndërsa ende pritet të mësohen detajet dhe formula e transferimit të tij nga të rinjtë e Guingamp te klubi shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi 19-vjeçar është aktivizuar edhe me kombëtaren franceze të moshave U17 dhe U18, ndërsa pritet të jetë një vlerë e shtuar për formacionin e Ernest Gjokës, që do të provojë sërish mbrojtjen e titullit kampion

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button