Jashari uroi Kurtin për pozitën gjatë vizitës në kompleksin në Prekaz

Kryeministri i ri, Albin Kurti, ka bërë sot vizitën e parë në Kompleksin Memorial në Prekaz, transmeton KlanKosova.

Aty ai është pritur nga Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, i cili është i biri I heroit Hamëz Jashari.

“Mirëprita në Prekaz Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me të cilin bëmë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari””, ka thënë Jashari përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Kryeministrit Kurti i urova punë të mbarë e suksese në udhëheqjen e shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrifice”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button