Lëvizja BESA: Në vend të ofertave publike për koalicion, ASH-ja të ulet në tavolinë të bisedimeve

Në vend të ofertave publike, Lëvizja BESA kërkon që Aleanca për Shqiptarët të ftojë për bisedime në tavolinë që të diskutojnë për koalicion të mundshëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit, njofton Portalb.mk.

“Trendi i ofertave publike që janë jashtë seriozitetit të partneritetit të mirëfilltë si duket vazhdon edhe më tej. Në bazë të një oferte publike prej ASH-së, Kryesia Qendror e Lëvizjes Besa miratoi vendim për të pranuar mundësinë për bashkëpunim trepalësh. Prej asaj dite e deri më sot ende s’kemi marrë përgjigje se pse nuk po ndodh takimi trepalësh për të biseduar detajet e një koalicioni”, tha sekretari i përgjithshëm i partisë, Arjanit Hoxha, duke iu përgjigjur “ultimatumit” të djeshëm prej 48 orëve të kryetarit të Aleancës për Shqiptarëve, Ziadin Sela.

“Për fat të keq, edhe përkundër mundësive për mundësive për një komunikim të drejtpërdrejtë, përsëri dje në të njëjtën mënyrë, në formë ultimatumi që për ne nuk është i kuptuar dhe i qartë, ASH-ja bëri thirrje për një koalicion trepalësh. Ne edhe sot ashtu si edhe para një muaji, PO, jemi për një koalicion, por të ulemi dhe të bisedojmë”, shtoi Hoxha.

Ndryshe, për Lëvizjen BESA është i pranueshëm koalicioni trepalësh, ndërkaq për Alternativën i papranueshëm, gjegjësisht ata e lënë të hapur mundësinë e koalicionimit vetëm me Aleancën për Shqiptarët.

Ndërkohë, BDI ka deklaruar tashmë se nuk do të futet në koalicion parazgjedhor me asnjë parti, derisa PDSH është e hapur për koalicion nëse kryetari i saj, Menduh Thaçi bëhet zv/kryeministër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button