Albin Kurti me ceremoni shtetërore e pranoi detyrën si kryeministër

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Pranim dorëzimi i detyrës së të parit të Qeverisë iu është bërë nga ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, kjo pasi që ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk mundi që ta dorëzojë mandatin sepse ka bërë të ditur se është në një vizitë në SHBA.

“Haradinaj nuk është këtu. Suksese të mëdha dhe shëndet. Për ju dhe për Kosovën është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme. Fillon një fillim i ri. Kemi sfida të mëdha dhe këto mund të përballohen vetëm me profesionalizëm”, tha Pacolli.

Para se të bëhej zyrtarisht dorëzimi i detyrës, Kurti dhe Pacolli kanë kaluar pranë gardës së FSK-së.

Njerëz të shumtë ishin mbledhur për të shikuar nga afër këtë ceremoni.

Kurti - Pacolli
Kurti – Pacolli

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button