Kurti: Sot pushtetin e shtetin e fituan qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot po hapet një kapitull i ri i shtetit të Kosovës.

Sipas tij, ajo që duket e pamundur sot është bërë e mundur.

“Ndryshe nuk mund të ishte dhe nuk mund të jetë. Populli ynë nuk e ka duruar kurrë robërinë. Sot nuk ka fituar VV e as LDK, sot kanë fituar qytetarët. Sot pushtetin e shtetin e ka fituar populli sepse atij i takonte. Ne të gjithë jemi të zëvendësueshëm. Nga sot pavarësisht se si e kënd e keni votuar, unë do të jem kryeministër i të gjithë juve”, ka thënë ai.

Sipas tij, sot fillon rruga e ndryshimit që të gjithë e kanë pritur, raporton Koha.net.

Kurti thotë se sot përfundon mënyra e vjetër e të bërit politikë.

“Le t’i mbajmë pushtetet e ndara në shtet të përbashkët. Populli na zgjedh për të punuar në emër të tyre dhe jo për interesa tona personale. Derisa sot fillon një kapitull i ri në politikën e brendshme, nis edhe ai për politikën e jashtme. Sot fillon koha kur flasim me një zë dhe të koordinuar. Atyre që hezitojnë të na njohin ne ju themi se do të punojmë të meritojmë njohjen e respektin e tyre”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se synohet anëtarësimi në NATO, ruajtja e partneritetit me SHBA-në.

Kurti ka thënë se nga sot do të flasin më pak e do të punojnë më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button