Këshilli Gjyqësor do ta hetojë përfshirjen e gjykatëses Kacarska në rastin “Perandoria”

Këshilli Gjyqësor do të vendos nëse eventualisht gjykatësja Dobrilla Kacarska, është përfshirë në rastin “Perandoria”, deklaroi sot kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, njofton Portalb.mk.

Ai konfirmoi se më 31 janar deri tek ata është dërguar kërkesë nga Kacarska që të konstatojë përfshirën në këtë lëndë.

“Kjo është hera e parë që gjykatësi të kërkojë procedurë për konstatimin e përgjegjësisë dhe do të veprojmë ndaj asaj”, deklaroi Zdravev.

Kacarska kërkoi nga Këshilli Gjyqësor që t’i kontrollojë deklaratat e prokurores Lile Stefanova, të cilat i ka dhënë në seancën për rastin “Reket”. Stefanova tha se derisa është vendosur për paraburgimin e Orce Kamçevit, i dyshuar në rastin “Perandoria”, gjykatësja Kacarska tërë kohën ka qenë në gjykatë dhe ka kryer trysni nëpërmjet një kolege prokuror.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button