Akuzë për sulmin ndaj policëve në “Aleksandar Pallas”

Në procedurën e zbatuar, Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Penale e Shkupit ka dorëzuar akuzë kundër katër personave për rrezikim të sigurisë, kumtuan sot nga Prokuroria Publike, njofton Portalb.mk.

Të akuzuarit, më 30.11.2019 në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup, bashkë e kanë rrezikuar sigurinë e 11 zyrtarëve policor të cilët kanë kryer legjitimim.

“Ata kanë filluar përleshje verbale me policët, duke i ofenduar dhe kërcënuar, të cilët kanë përmbajtur kërcënim me jetë të policëve. Të akuzuarit kanë telefonuar te të afërmit e tyre dhe i kanë ftuar të vijnë në hotelin dhe të përleshen me të dëmtuarit. Pas kryerjes së legjitimimit, të dëmtuarit janë larguar nga hoteli”, sqarohet në kumtesë.

Një prej të akuzuarve, thonë nga Prokuroria, ende nuk është i kapshëm për organet shtetërore, ndërkaq Prokuroria do të vendos për masat e sigurisë për sigurimin e pranisë së tij pasi që të jetë i kapshëm për organet e përndjekjes.

“Pasi që Ministria e Punëve të Brendshme do t’i identifikojë kryerësit dhe do të dorëzojë prova relevante, Prokuroria Publike edhe në atë kumtesë do të veprojë në pajtueshmëri me procedurën penale”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button