Incident ndërmjet ministrit bullgar dhe artistit maqedonas: Më shtyn si thes kompiri (VIDEO)

Në promovimin e librit për Todor Aleksandrov në qytetin e Manastirit, ishte i ftuar autori i librit, ministri i mbrojtes në Bullgari, Krasimir Karakaçanov, i cili ishte kryepersonazh i debatit, transmeton Portalb.mk.

Çështjet e pambyllura historike ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, për figurën e Goce Dellçevit, ishin temë e debatit jokonstruktiv ndërmjet ministrit Karakaçanov dhe artistit nga Manastirit, Slavço Spirovski.

Ky i fundit ndërhyri derisa ministri bullgar jepte deklaratë për gazetarët. Ministri theksoi se ‘Goce Dellçev ka shkruar vet se çka është’, duke theksuar se historia tashmë e ka të qartë se kush është Goce Dellçevi.

“Ekziston shteti i RMV-së dhe Bullgarisë, në të dy dyja respektohet, në të dyja ka përmendore të Goce Dellçevit. Më së miri është të lexohet çka ka shkruar dhe dashur ai. Sa më shumë që lexohet historia dhe shihen faktet, aq më lehtë zgjidhen kontestet”, deklaroi ministri.

Spirovski u shpreh se Dellçev kishte luftuar për Maqedoninë e pavarur, jo për Bullgarinë. Në këto momente kur ka ndërhyrë, ai është shtyrë nga të afërmit e ministrit.

“Më shtyn si thes kompiri”, deklaroi Spirovski.

Në lidhje me ardhjen e ministrit bullgar, i cili ishte i ftuar në promovim nga Qendra Kutlurore “Ivan Mihajlov”-Manastir, ka reaguar edhe Aleksandar Trajkovski, kryetari i Lidhjes së luftëtarëve nga Manastiri.

“Ai do të flas për tema që nuk janë në interes të popullit maqedonas. Do të deklaron se ne jemi Maqedonas bullgar, që është në kundërshtim me interesat tona dhe gjithë atë që e ndërton vendi jonë.”, deklaroi Trajkovski, duke shtuar se ministri ‘mund të vjen në Manastir, por jo të flet kundër interesave maqedonase’.

Deklaratat e ministrit edhe nga mediat maqedonase u vlerësuan si provokim.

Ndryshe, Marrëdhëniet me vendet fqinje mbeten sfidë për Maqedoninë e Veriut edhe gjatë vitit 2020, teksa vendi po bën përpjekje që të lëvizë drejt integrimit në strukturat euroatlantike.

Maqedonia e Veriut ka nënshkruar marrëveshje me dy shtetet fqinje, Bullgarinë dhe Greqinë, për të përmirësuar raportet dhe për të tejkaluar dallimet. Për këto marrëveshje kanë punuar komisionet në nivel të ekspertëve, të cilët kanë pushuar aktivitetin e tyre gjatë periudhës parazgjedhore.

Lidhur me dy marrëveshjet, komisionet për çështje të arsimit dhe historisë ende nuk kanë tejkaluar dallimet, veçmas kur bëhet fjalë për çështje kontestuese që kanë të bëjnë me historinë.

Në tetor të vitit të kaluar, Qeveria dhe Parlamenti bullgar miratuan deklaratën, që mbështeste nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por vendosën një sërë kushtesh siç janë: ndryshimi i librave të historisë në një afat të shkurtër kohor, heqja e të gjitha pllakave përkujtimore me mbishkrime “okupatorët fashistë bullgarë” etj.

LEXO: MARRËVESHJA ME BULLGARINË

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button