OBSH ngre alarmin: Shënohet viktima e parë nga korovavirusi jashtë Kinës

Më shumë se 300 të vdekur nga korovavirusi janë shënuar deri tani dhe lajmi i keq nga OBSH vjen për viktimën e parë jashtë Kinës. Një burrë ka humbur jetën nga koronavirusi në Filipine, duke shënuar kështu vdekja e parë të konfirmuar jashtë Kinës, transmeton Class.

Mësohet se pacienti ishte një 44-vjeçar kinez nga Wuhan, në provincën Hubei, ku u zbulua për herë të parë virusi.

Siç bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), pacienti dukej se ishte infektuar para mbërritjes në Filipine.

Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur nga virusi deri më tani, shumica dërrmuese nga Hubei, ndërsa më shumë se 14.000 njerëz janë infektuar. Për ta janë marrë masat që të mbahen të izoluar.

SHBA, Australia dhe një numër në rritje i vendeve të tjera kanë ndaluar futjen në vend të të huajve nga Kina dhe po kërkojnë që shtetasit e tyre të vendosen në karantinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button