Çka po ndodh me rrethrrotullimet në Çair (FOTO)

Visar Ganiu, kryetari i Komunës së Çairit kishte premtuar se brenda katër vjetëve do të ndërtohen 15 rrethrrotullime në Çair. Deri më tani është ndërtuar vetëm një, një tjetër u premtua para dy javëve se do të ndërtohet, ndërsa rrethrrotullimi i tretë është në ndërtim e sipër, transmeton Portalb.mk.

Para dy javëve, u premtua se rrethrrotullimi i dytë do të ndërtohet për dy muaj, ndërsa punimet akoma nuk kanë filluar.

Rrezja e rrethrrotullimit planifikohet të jetë 11.5 metra, ndërsa shpenzimet pritet të arrijnë deri 19.5 milionë denarë, duke llogaritur edhe rrjetin e ujësjellësit, kanalizimin fekal dhe atmosferik.

Udhëkryqi ku pritet të ndërtohet rrethrrotullimi i dytë

Ndërkohë, afër këtij rrethrrotullimi që pritet të ndërtohet, në dimensione shumëherë më të vogla është duke u ndërtuar një rrethrrotullim tjetër tash e një javë.

Punimet për rrethrrotullimin e tretë

Ai gjendet afër restaurantit “Fa-fa” dhe kopshtit për fëmijë. Ky rrethrrotullim është shndërruar në kurth për qytetarët, derisa në atë pjesë mungojnë shenjat e komunikacionit dhe ndriçimi i mjaftueshëm. Këto rrethana kanë ndikuar që qytetarët tash e një javë të aksidentohen, duke dëmtuar veturat e tyre dhe punimet.

Dëmet e rrethrrotullimit të shkaktuara nga aksidentimi i veturave

Deri më tani është ndërtuar vetëm një rrethrrotullim në Fushë Topane, afër ngrohtores, që shpeshherë ka qenë shkas për (vet)aksidentet e shumta.

LEXO: Nisën punimet për rrethrrotullimin e dytë në Çair, Ganiu kishte premtuar 15 të tilla
LEXO: Këto janë premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Çairit gjatë fushatës zgjedhore
LEXO: Premtimet për Çairin, ende larg realizimit projekti për 15 rrethrrotullimet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button