RMV, Punëtorët në kompanitë e huaja vuajnë nga drejtorët e vendit

Drejtorët e Maqedonisë në kompanitë e huaja në vend i bëjnë presionet më të mëdha mbi të punësuarit për t’i penguar në organizim sindikal. Sindikalistët kërkojnë Inspektorati për punë t’i dënojë menaxherët të cilët pengojnë organizimin në sindikata.

Menaxherë të vendit në pjesë të kompanive me kapital të huaj ushtrojnë presion të madh mbi të punësuarit të mos bashkohen në sindikatë, ndërsa pjesëmarrje në këtë kanë edhe disa inspektorë shtetëror për punë të cilët nuk janë në nivel të detyrës, ka thënë Sllobodan Trendafillov nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në diskutimin publik që u mbajt para pak kohe “Shoqërim sindikal në sektorin privat” në organizim të QKM-së në Manastir.

“Si shembull do të theksoj një kompani në qytet fqinjë të Manastirit, në të cilin drejtpërsëdrejti menaxheri nga vendi në kompaninë e huaj ushtron presion të drejtpërdrejtë për çregjistrimin e punëtorëve të kompanisë nga sindikata. Në Shkup në kompani ku janë anëtarësuar 400 punëtorë, sot ka vetëm një. Ky është problem serioz për ne sindikatat”, ka thënë Trendafillov.

Sipas tij, Inspektorati i punës nuk duhet të shmang dënimin e atyre të cilët disa herë e përsërisin gabimin e njëjtë, përkatësisht pengojnë shoqërim në sindikatë. Theksoi që në kompaninë në Prilep ka dy sindikata, kurse punëdhënësi bën gjithçka që njëra të shuhet. Në anën tjetër, në Inspektoratin Shtetëror të punës janë parashtruar dokumente, prova me shkrim që shkelet Ligji për marrëdhënie të punës, kurse ai bisedon drejtpërsëdrejti me menaxherin dhe nuk vepron në pajtim me kompetencat e tij, transmeton REL.

“Problemi më i madh për shoqërim në sindikatë janë kontratat për punësim në kohë të përcaktuar të cilat, për fat të keq, me rregulloren aktuale ligjore mund të nënshkruhen çdo muaj nga një herë ose 12 herë në vit, me atë zvogëlohet siguria e punëtorëve, kurse me atë edhe mundësia të bashkëngjiten në shoqërim sindikal për shkak se nga ana e punëdhënësve anulohen kontratat e atyre që do të shoqërohen, pas skadimit të afatit. Në numër të madh të kompanive të huaja vetëm drejtori, menaxheri ka kontratë për punësim, ndërsa të gjithë të punësuarit e tjerë kanë kontrata për punësim në kohë të përcaktuar që në një shtet i cili është aspirant për anëtarësim në BE nuk duhet të ndodh”, ka thënë Trendafillov.

Prapë se prapë, ka edhe përjashtime, përkatësisht shembuj pozitiv siç është kompania në “Sokotab” Manastir, ku 75 përqind e të punësuarve janë anëtarë sindikal dhe para më shumë viteve kanë nënshkruar marrëveshje kolektive.

“Organizata sindikale ta përmirësojë imazhin nga vitet e kaluara dhe të lëvizë nga ajo pikë e organizimit që siguron mallra me këste, gjysmake, në organizatë e cila i përfaqëson interesat e të punësuarve. Në anën tjetër, menaxhmenti duhet të çlirohet nga ato paragjykime të formuara nga kohërat e vjetra dhe të kuptojë që në interes të tyre është të sigurohen kushte më të mira për të punësuarit”, ka thënë Biljana Siljanovska nga “Sokotab”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button