Do të bojkotohen zgjedhjet nga opozita serbe

Partitë opozitare të bashkuara në koalicionin Aleanca për Serbinë dhe partitë tjera mes të cilave edhe Aleanca e qytetarëve të lirë të cilët kanë sjellë vendim për bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në pranverë.

Mbrëmë në Kombank Arena në Beograd miratuan Deklaratë në të cilën thuhet “çdo tentim i formimit të qeverisë në bazë të rezultateve të rreme do të konsiderohet akt i shkeljes së rendit kushtetues”, njofton MIA.

“Ne pushtetin e tillë do ta konsiderojmë jolegjitim dhe kundër tij do të luftojmë me çdo lloj rezistence dhe padëgjushmëri qytetare. Do ta vazhdojmë luftën për mediat e lira dhe për zgjedhje të lira dhe korrekte me të gjitha mjetet e disponueshme ligjore me qëllim të demokratizimit të Serbisë”, thuhet në Deklaratë.

Në të shtohet edhe se “do të kundërshtojnë dhunën, posaçërisht çdo ekstremizëm që lidhet me regjimin”.

“Ne u premtuam qytetarëve të Serbisë se do të kemi zgjedhje të lira dhe korrekte dhe këto do ta plotësojmë. Shkojmë në bojkot. Në bojkotin për Serbinë”, konkludohet në Deklaratë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button